20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Këto janë tri metodat për matjen e GDP-së së një vendi

Më të lexuarat

Nëse ju kujtohet, një deputet i Kuvendit të Kosovës, në njërën nga seancat plenare, e ka pyetur kryeministrin Ramush Haradinaj me sarkazëm se cilat janë tri metodat për matjen e GDP-së. Përgjigje nuk dha askush.

Mbetet enigmë sesa prej deputetëve e kanë ditur përgjigjen e kësaj pyetje.

Por sarkazmën anash, për ju që se keni ditur, në ekonomi ekzistojnë tri metoda për matjen e GDP-së, të cilat duhet të rezultojnë në vlera të njëjta.

Ato janë:

1. Metoda e prodhimit,
2. Metoda e të hyrave, dhe
3. Metoda e shpenzimeve.

1. Metoda e Prodhimit

Metoda e parë e matjes së GDP-së është përmes mbledhjes se të gjitha vlerave të produkteve të prodhuara në një vend brenda një viti kalendarik.

Me fjalë të tjera, përmes kësaj metode, ne, fokusohemi tek firmat dhe mbledhim prodhimet e tyre, industri për industri.

2. Metoda e të Hyrave

Prodhimi i produkteve, gjeneron të hyra për familjet, në formë të pagave, profiteve, qirave dhe interesit.

Pra, metoda e dytë e matjes së GDP-së mbledh të gjitha këto të hyra.

3. Metoda e Shpenzimeve

Metoda e tretë fokusohet në shpenzimet që duhet të bëhen për të blerë ato produkte të prodhuara në vend.
Nëse supozojmë se çka do që prodhohet shitet, atëherë vlera e shitjeve duhet të jetë e barabartë me vlerën e prodhimit. /Buletini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit