13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Këto janë kushtet që ka ofruar Ramush Haradinaj për marrëveshjen me Serbinë

Më të lexuarat

Gazeta e njohur serbe, BLIC ka publikuar disa nga kushtet që sipas saj ia ka ofruar Ramush Haradinaj Serbisë për njohjen dhe fqinjësinë e mirë mes dy shteteve.

Në një dokument ekskluziv, siç e quan kjo gazetë, përmenden disa kushte që sipas medias janë të turpshme.

Në paragrafin 3 të kapitullit 7 të draft marrëveshjes, Qeveria e Kosovës thotë se se serbët mund të përdorin simbolet e tyre me kusht që ju simbolet nuk i ngjajnë simboleve të shteteve ose komunave të tjera në Kosovë apo jashtë saj.

Sipas pikës 1 të kapitullit 6, parashihet formimi i komisioneve të posaçme “që do të bëjë të gjitha rishikimet dhe rregullimet e nevojshme të teksteve dhe kurrikulave serbe të nevojshme për zbatim.

Në dokumentin e quajtur “Marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë” thuhet se nuk diskutohet një zgjidhje kompromisi në formën e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territorit.

Në kërkesën e Haradinajt, thuhet se dy shtetet duhet ta mbështesin njëra tjetrën në pranimin e tyre në organizatat ndërkombëtare, siç është rasti i Kosovës i Kombeve të Bashkuara.

Në kapitullin e tretë, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thuhet se serbët në Kosovë në komunat ku shumica e tyre janë në gjendje të propozojnë shefat e policisë, por emërimi i tyre formal do të kërkojë miratimin e Ministrit të Brendshëm të Kosovës.

Në kapitullin e katërt, që merret me ekonominë, thuhet se të dy palët bien dakord që qytetarët e vendeve të tyre kanë të drejtë të kërkojnë punë në tregun e punës të një shteti tjetër.

Në marrëveshjen mes dy shteteve, Haradinaj ka kërkuar kompenzim për pensionet e papaguara, dinarit dhe kursimeve në monedhë të huaj që skosovarët kishin në bankat në Jugosllavi, kompensim për përfitimet sociale dhe shtesave e fëmijëve.

Ndër të tjera, sipas gazetës serbe kryeministri i Kosovës kërkon nga Serbia nxjerrjen para gjyqit të akterëve që kanë kryer krime në luftën e Kosovës dhe dhunimet gjatë kohës së luftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit