8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Këto janë kategoritë që lirohen nga pagesa doganore

Më të lexuarat

Të shumtë janë ata biznesmen në Kosovë që veturat e tyre personale i marrin nga vendet e Evropës. Për ta kthyer atë automjet në Kosovë duhet kryer gjithnjë akcizën doganore e që është detyrim i nxjerrur nga organet shtetërore.

Gjatë importimit të një automjeti paguhen disa taksa. Duke filluar nga taksa doganore prej 10%, pastaj ajo e akcizës që varet nga kubikët dhe vjetërsia e automjetit. Pra, nga 400 deri në 3900 për copë dhe në fund duhet kryer TVSH-ja në lartësinë prej 18 për qind.

Por, për dallim prej shumë qytetarëve që kryejnë këtë obligim, disa kategori Dogana e Kosovës duke u përcaktuar nga ligji i liron nga kjo pagesë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci në një prononcim për ‘Indeksonline’ ka treguar se me cilat dokumente duhet të pajisen këto kategori për tu liruar nga ky detyrim.

Sipas Stavilecit, në kategorinë e parë janë personat me nevoja të veçanta. Ku për importimin e automjetev të tyre në Kosovë duhet të kenë dokumentet si në vijim:

“Vendimin nga organi kompetent apo Komisioni (mendimin e konzoliumit te mjekeve të QKUK-së) që konfirmon vërtetimin e dëmtimit trupor.

Ne rast se personi është përfitues i pensionit invalidore vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale MPMS.

Leja e Qarkullimit te automjetit

Patentë shoferi.

Libreza e HANDIKOS-it

Atesti nga organi kompetent, që vërteton se automjeti i përshtatet për ngasje personit me nevoja te veçanta.

deklarate me shkrim se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejte”, ka thënë Stavileci.

Më tej, kategoria tjetër që lirohet nga kjo pagesë janë invalidët e luftës. Për këtë detyrim nevojiten dokumentet si më poshtë:

“leja e qarkullimit te automjetit, Patentë shoferi, Kartela e anëtarësisë e UÇK-së ,Vërtetim nga Organizata e Veteranëve te Luftës për lirim të automjetit nga dogana. Vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale (MPMS) që vërteton se kërkuesi është përfitues i pensionit invalidor (vendimi te shoqërohet edhe me mendimin e konzoliumit te mjekeve) .Deklarate me shkrim e nënshkruar nga përfituesi i lirimit që deklaron se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejtë” është shprehur ai.

Po ashtu zëdhënësi i DK-së thotë se lirime në këtë detyrim përfitojnë edhe importet nga organizatat, që janë karrocat, gjësendet për personat e hedikepuar. Sa i përket kësaj organizate ka treguar dokumentet që duhet pajisur këta persona me to:

“Një dokument (Certifikatë) që vërteton statusin e subjektit, organizatës apo entit për ofrim të ndihmës apo asistencës tjetër rehabilituese.

Një deklaratë me shkrim që mallrat e importuara të destinuara vetëm për përdorim, ose për të ofruar ndihmë dhe rehabilitimin falas për persona me aftësi të kufizuara,

Në raste te donacionit Akt dhurimi (origjinal) me referencat mbi titullarin/pranuesin e donacionit, fatura, apo çfarëdo dokumenti tjetër kur dogana e konsideron te nevojshëm.)”, ka thënë ai.

Tutje, Stavileci tregon se gjatë lirimeve për importin pjesë e kësaj janë edhe mallrat për organizata humanitare ose bamirëse apo mallra të destinuara për të verbëritë.

Dokumentet që duhet pajisur për këtë janë:

“Një dokument (Certifikatë) që vërteton statusin e subjektit, organizatës apo entit për ofrim të ndihmës apo asistencës tjetër rehabilituese.

Një deklaratë me shkrim që mallrat e importuara të destinuara vetëm për përdorim, ose për të ofruar ndihmë dhe rehabilitimin falas për persona me aftësi të kufizuara,

Në raste te donacionit Akt dhurimi (origjinal) me referencat mbi titullarin/pranuesin e donacionit, fatura, apo çfarëdo dokumenti tjetër kur dogana e konsideron te nevojshëm.)”, ka thënë Stavileci.

Ndërkaq, Stavileci ka thënë se lirimet për automjetet janë të përcaktuara me ligj. Sipas tij, kushtet për lirim të plotë nga detyrimet e importit, mjetet e transportit parashihen nga neni 331 deri tek 338./Indeksonline/(Ardian Beka)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit