7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Këto janë dy kërkesat e SHBA-së për Albin Kurtin, mesazhi që i dha Palmer

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar partisë fituese në krye me liderin Albin Kurti, që Qeveria e re të formohet sa më parë.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Mattew Palmer, pas takimit në Shkup me Albin Kurtin, i ka kërkuar që të formohet një Qeveri nën udhëheqjen e tij sa më parë.

Palmer ka kërkuar dy gjëra nga Kurti sapo të vije në Qeveri, heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

Këto dy kërkesa ndaj Kurti janë për të vetmen arsye, arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me Serbinë.
Kjo marrëveshje parasheh njohjen reciproke të pavarësisë së Kosovës, po ashtu parasheh edhe respektimin e zbatimin e shumë çështje tjera që lidhen me marrëveshjet e nënshkruara më parë.

Kujtojmë se Matthew Palmer ka deklaruar nga Beogradi se çështja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme, si dhe Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa arritur një marrëveshje me Kosovën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit