J.D. Power publikoi studimin e tij të besueshmërisë së automjeteve të vitit 2018, i cili mat numrin e problemeve të raportuara nga konsumatorët që kanë në pronësi automjetet e modelit të vitit 2015.

Studimi zbuloi se besueshmëria e automjeteve u rrit me 9% gjatë studimit të vitit 2017, e cila ishte rritja e parë që nga viti 2013.

Për pjesën më të madhe, prodhuesit e automobilave vazhdojnë të përmbushin pritshmëritë e besueshmërisë së automjeteve për konsumatorët,” tha në një deklaratë për shtyp zëvendës-presidenti i industrisë së automobilave Dave Sargent. “Një përmirësim prej 9% është jashtëzakonisht mbreslënës dhe besueshmëria e automjeteve është, pa dyshim, në nivelin më të mirë të parë ndonjëherë.

 

Lexus kryesonte anketën për të shtatin vit radhazi me një rezultat prej 99 probleme të raportuara për 100 automjete, ndërsa mesatarja e industrisë ishte 142. Porsche, Buick, Infiniti dhe KIA renditen në top-pesëshe.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell 15 markat më të besueshme të makinave:

  • Lexus RC 350: 99
  • Porsche Macan: 100
  • Buick Regal GS: 116
  • Infiniti Q70: 120
  • Kia Soul: 120
  • Chevrolet Colorado: 124
  • Hyundai Genesis: 124
  • BMW X3: 127
  • Toyota RAV4: 127
  • Lincoln Navigator: 133
  • Nissan Frontier: 133
  • Honda Accord Sport 2015: 140
  • Audi S4: 141
  • Mazda CX9: 144
  • Mercedes-Benz C-Class: 147

Të tjera:

  • Ford: 152 probleme të raportuara për 100 automjete
  • MINI: 153
  • GMC: 156
  • Volkswagen: 157
  • Acura: 159
  • Jaguar: 159
  • Volvo: 162
  • Dodge: 166
  • Ram: 167
  • Subaru: 167
  • Mitsubishi: 173
  • Cadillac: 186
  • Jeep: 188
  • Fiat: 192
  • Land Rover: 204
  • Chrysler: 211

burimi: BI