10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këtë vit, më pak studentë të rinj në UP (Video)

Më të lexuarat

Këto ditë pritet të hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Këtë vit akademik pritet që të pranohen mbi 7 mijë studentë, numër më i vogël krahasuar me vitet e kaluara.

Njohësi i çështjeve të Arsimit, Dukagjin Pupovci, vlerëson se gjendja e arsimit të lartë në vendin tonë vazhdon të karakterizohet me mungesë të cilësisë dhe kushte jo të mira.

Mësimdhënia jo e rregullt, personeli i pakualifikuar, mospërputhja e programeve studimore me tregun e punës, mungesa e mekanizmave efektiv për sigurimin e cilësisë, plagjiatura e punimeve të diplomave, janë vetëm disa nga problemet që ekspertët e arsimit thonë se po e përcjellin arsimin e lartë në Kosovë.

Pupovci thotë se studentët duhet t’i shikojnë prirjet e veta dhe të shohin se cilat do të jenë mundësitë e punësimit nga ai institucion.

Për këtë çështje ka folur edhe Prodekanja e Fakultetit të Edukimit, Majlinda Gjelaj.

Ajo thotë se edhe këtij fakulteti i është hequr programi i Edukimit në Fëmijërinë e hershme dhe sivjet do të pranohen vetëm 230 studentë. /Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit