10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këtë ata e quajnë “çlirim të gruas”

Më të lexuarat

Si gratë u mashtruan që të dalin nga shtëpitë e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Nga 1800 deri në kohën tonë jeta familjare në Perëndim ka ndryshuar dukshëm. Ndërsa Perëndimi e quan këtë ndryshim, pjesë të lëvizjes së grave për liri, një vështrim i shkurtër mbi historinë e kësaj, do të na shfaq diçka më ndryshe. Amerika përpara 1800 ishte një vend fermer dhe 90 për qind e popullsisë jetonin dhe punonin në ferma private. Familjet kishin furnizim të vetëmjaftueshëm, gati çdo gjë e prodhonin në shtëpi. Disa gjëra të pakta të cilat nuk mund të prodhoheshin në shtëpi i blenin. Disa gjëra të tjera, veçanërisht importet nga Europa, bliheshin në dyqane. Meshkujt kujdeseshin për fushat dhe femrat kujdeseshin për shtëpinë. Ato merreshin me thurje me shtizë, thurje me kashte dhe kujdeseshin për kafshët e fermave.

 

Revolucioni industrial

 

Revolucioni industrial, i cili filloi afërsisht rreth 1800, solli një ndryshim shumë të madh në këtë mënyrë jetese. Në 1807, me fillimin e luftës midis Britanisë së madhe dhe Francës, Presidenti Jefferson nënshkroi Aktin e Embargos, i cili ndalonte tregtinë midis Europës dhe Amerikës. Akti nënkuptonte që mallrat europiane nuk do të ishin më në tregjet Amerikane dhe Amerikanët do të duhej t’i prodhonin vetë. Importi më i madh Europian në Amerikë ishin rrobat dhe kështu tregëtarët e përdorën këtë mundësi për të krijuar një industri veshjeje në Amerikë. Në 1814, Francis Cabot Lowell, një qytetar nga Bostoni hapi fabrikën e parë moderne. Puna këtu duhej të bëhej shumë më shpejt sesa më përpara. Në vend që t’i bënin gjërat nëpër shtëpia, në dorë, gjërat filluan të bëheshin me një shpejtësi të madhe në fabrikë dhe të gjithat hapat e punës kompletoheshin nën të njëjtën çati. Tani çfarë Lowell kishte nevojë ishin punëtorë. Ai pa se gratë, veçanërisht vajzat e pamartuara të fermerëve, ishin më ekonomike për tu përdorur për punë. Ata kishin dëshirë gjithashtu të punonin si njerëz me rroga në fabrikë.

 

Por Lowell duhej ta bënte punën jashtë shtëpisë, të pranueshme në një shoqëri e cila nuk ishte e mësuar me diçka të tillë. Ai i siguroi prindërit se vajzat e tyre do të ishin nën kujdes dhe do t’i mbanin nën një disiplinë të rreptë. Dhe ai ndërtoi një ndërtesë në shoqëri ku gratë punëtore jetonin dhe punonin së bashku. Së shpejti, më shumë e më shumë fabrika dolën në të gjithë Amerikën. Pronarët e fabrikave ndjekën shembullin e Lowell-it duke punësuar gra të pamartuara. Që nga 1850 pjesa më e madhe e mallrave të vendit prodhoheshin në fabrika. Siç prodhimet e mallrave lëviznin nga fshatet në qytet, njerëzit gjithashtu lëviznin nga fshatet në qytet. Për të fituar para, njerëzit linin shtëpiat e tyre. Kur gratë punonin në fermë, ishte shumë e mundshme për të kombinuar punën dhe familjen. Kur puna për gratë lëvizi jashtë shtëpisë, megjithatë, vetëm gratë që mund ta ndjeknin atë ishin ato pa përgjegjësi familjare ose ato të cilat nuk kishin bashkëshortë ose nuk kishin të ardhura.

 

Andaj, vetëm gratë të cilat kujdeseshin për familjet e tyre ishin ato që nuk punonin. Puna jashtë shtëpisë u bë pjesë e jetës për gratë e pamartuara. Ata do të punonin derisa martoheshin. Por koha kaloi, gratë e gjenin jetën familjare se ndërhynte me aktivitetin e tyre në punë dhe në vend që ta shikonin punën jashtë shtëpisë si të mundshme (ose dytësore), ata e shikuan jetën familjare si të tillë. Shumë gra filluan të vononin martesën edhe më shumë, dhe disa vendosën të qëndronin beqaresha. Gratë e martuara megjithatë qëndronin në shtëpia dhe ia dedikonin jetën e tyre fëmijëve të tyre. Tani që nuk kishte më punë nëpër ferma, gratë kishin edhe më shumë kohë për fëmijët.

 

 

Në 1900 më pak sesa 5.6% e grave të martuara punonin jashtë shtëpive. Nëse një grua do të punonte do të konsiderohej sikur burri i saj ishte invalid ose që ajo ishte e varfër. Lufta e parë Botërore Hyrja e parë me grumbuj e grave në fuqinë punëtore erdhi gjatë Luftës së Parë Botërore në 1914. Burrat shkuan për të luftuar dhe vendi kishte nevojë për punëtorë nga ata që kishin lënë mbrapa. Gratë e pamartuara nuk ishin të mjaftueshme për nevojat e fuqisë punëtore, kështu pronarët filluan të ftonin gartë e martuara gjithashtu. Më 1919, 25% e grave në fuqinë punëtore ishin të martuara. Por ky ishte vetëm fillimi. Në tjetër rast që soli Lufta e parë botërore ishte hyrja e grave në ushtri. Rreth 13.000 gra u regjistruan në Flotën Amerikane (US Navy), më së shumti duke bërë punë të vogla- kto ishin dhe gratë e para në historinë Amerikane që u aprovuan me rang të plotë ushtarak. Depresioni i madh Depresioni i madh erdhi në 1930. Përqindja e papunësisë u ngrit nga 3.2% në 1929 deri në 23.6% në 1932. Punët u bënë më të pakta për njerëzit e aftë dhe burrat. Baballarët shkonin për të kërkuar punë. Disa nga dëshpërimi dezertonin familjet e tyre. Ashtu në shumë familje përgjegjësia ra mbi nënat. Pjesa më e madhe e grave dhe e fëmijëve, megjithatë, gjenin punë më lehtë sesa burrat për shkak të ndarjes së punës në kategori për burra dhe për gra.

 

 

Megjithëse 80% e burrave gjatë depresionit të madh i kundërshtuan gratë e tyre për të hyrë në punë, nën çdo rrethanë, faktorët ekonomik e bënë të nevojshme për gratë që të punojnë. Orët ishin të gjata dhe paga ishte e ulët. Njëzet përqind e grave të bardha ishin në fuqinë punëtore. Lufta e dytë Botërore Lufta e dytë botërore erdhi në 1940. Burrat ishin duke luftuar dhe Amerika kishte nevojë për punëtorë dhe për furnizime (për të përmbushur nevojat). Përsëri, pronarët shikonin drejt grave për punë. Gratë e pamartuara dhe të martuara ishin të ftuara në punë, ashtu siç u bë në luftën e parë botërore. Por ende, opinioni publik ishte në përgjithësi kundër punës së grave të martuara. Media dhe qeveria filluan një fushatë propagande të ashpër për të ndryshuar këtë opinion. Qeveria federale i tha grave që fitorja nuk mund të arrihet pa hyrjen e tyre në fuqinë punëtore. Puna ishte e konsideruar pjesë e të qenurit një qytetar i mirë, një grua punëtore ishte një person patriotik. Qeveria themeloi Magazine Bureau në 1942. Bureau-ja publikoj Magazine War Guide, një udhëzim për revistat se çfarë temash duke të trajtonin në editorialin e tyre çdo muaj për të ndihmuar propagandën e luftës. Në shtator 1943, tema ishte “Gratë në Punë”. Slogani për këtë ishte “Sa më shumë gra që punojnë, aq më shpejt ne do të fitojmë”. Revista publikonte tregime që e madhëronin dhe e ngrinin vendosjen e grave në punë jotradicionale, ku kishte nevojë për punëtorë. Ideja ishte që nëse punët e vogla dhe të patërheqëshme të ishin portretizuar si tërheqëse dhe të ndershme, më shumë gra do t’i bashkangjiteshin fuqisë punëtore.

 

 

Mediat krijuan Rosie the Riverter, një karakter mitik për t’i inkurajuar gratë që të hynin në fuqinë punëtore. Rosie portretizohej si një grua patriotike, një heroinë për të gjitha gratë amerikane. “Gjithë ditën, nën shi e në diell, ajo është pjesë e fuqisë punëtore. Ajo është duke bërë historinë, duke punuar për fitore, Rosie Riverter…”. Përpjekjet e propagandës arritën efekte të konsiderueshme. Më tepër sesa 6 milionë gra iu ngjitën forcës punëtore, maxhoranca e tyre e martuar. Në 1940, përpara luftës, vetëm 36% e grave punëtore ishin të martuara. Në 1945, pas luftës, 50% e grave punëtore ishin të martuara. Tabuja e klasës së mesme kundër një gruaje punëtore u shkatërrua. Pas luftës së dytë botërore 1950 shënoi një epokë të prosperitetit në jetën e familjeve amerikane. Burrat u kthyen nga lufta dhe kishte nevojë për punë. Përsëri, qeveria dhe media u bashkuan të ndërronin opinionin publik. Këtë herë, megjithatë, i inkurajuan gratë të ktheheshin nëpër shtëpia, e cila tregon që gratë ishin nxjerrë jashtë (nga shtëpitë e tyre) jo për liritë e tyre por sepse kishte nevojë për punëtorë. Por kjo përpjekje nuk ishte e sukseshme dhe u la në mënyrë të shpejt. Së pari, gratë nga rrangjet e ulta ekonomike u duhej të qëndronin në fuqinë punëtore për shkak të nevojës ekonomike. Dhe së dyti, erdhi ngritja e kulturës konsumatore. Bumi i fëmijëve ndodhi gjatë 1950 gjithashtu. Gratë u kthyen nëpër shtëpia për t’iu dedikuar jetët e tyre edhe njëherë fëmijëve të tyre. Por rreth të njëjtës kohë një ndryshim i rëndësishëm kishte hyrë në jetën amerikane.

 

 

Ky ishte përhapja e televizionit. Në 1960 90% e popullatës kishte në pronësi një të tillë. Familjet do të grumbulloheshin rreth ekranit për zbavitje. Më përpara, çdo gjë duke përfshirë edhe reklamat, ishin të shikuara me interes të madh. Pjesa më e madhe e familjeve të mesme nuk mund t’i përballonin standartet të deklaruara nga televizioni apo nuk ishin në gjendje që me një rrogë të arrin cilësinë e jetës. Shumë gra u kthyen për të punuar që kështu të jetonin sipas “standarteve të jetesës amerikane”, çfarëdo që kuptohej me të nga ana e tyre. Numri i grave Amerikane në fuqinë punëtore që nga 1940 deri në 1950 u rrit në nëntë përqind. Nga 1930 deri në 1940 ka patur vetëm tre përqind rritje. Efektet Ashtu si nënat ju kthyen punës, televizori u bë kujdestari më i rëndësishëm i fëmijës. Fëmijët në 1950 shpenzonin pjesën më të madhe të orëve kur nuk flinin, përballë televizorit. Në 1940, më pak se 8.6% e nënave me fëmijët nën moshë tetëmbëdhjetë vjeçare punonin. Në 1987, 60.2% e grave me fëmijë nën moshë tetëmbëdhjetë vjeçare punonin. Ashtu si gratë (e martuara) morën rol më të madhe në mbështetjen finaciare të familjeve, ata e panë të justifikueshme që të kërkonin që burrat e tyre të merreshin me fëmijët dhe të bënin punë shtëpie. Përmes viteve, përqindjet e divorcit u dyfishuan duke arritur në një nivel ku një nga dy martesa ishte e prirë të përfundon me divorc. Përqindja e divorcit dhe lindja e fëmijëve u zvogëluan. Numri i nënave si prindër të vetëm në familje u rrit më shpejtësi.

 

 

Njerëzit rriteshin të pakënaqur me jetët e tyre, duke u krahasuar me jetët e njerëzve në televizion. Gratë punëtore patën një ndikim në shoqëri në shumë mënyra të ndryshme. E para dhe më e rëndësishmja nga këto ishte që fëmijët me nënat punëtore ishin të lënë pa kujdesin e një nëne. Ashtu si numri i nënave që punonin rritej, numri i fëmijëve që rriteshin të pakontrolluar u rrit, dhe me këtë rritje u rrit edhe krimi midis adoleshentëve. Përderisa pjesa më e madhe e grave e vendosën karrierën e tyre përpara familjes së tyre, edhe jeta familjare ishte shumë e ndikuar nga gratë e pamartuara që ishin të afta të fitonin më shumë para sesa gratë e martuara. Për shembull, sipas një studimi të një ekonomisti të Havardit, gratë (doktoresha) të cilat ishin të pamartuara dhe që nuk kishin fëmijë fitonin 13% më tepër në vit sesa ata të cilat ishin të martuara dhe 15% më tepër sesa ato që kishin fëmijë. Sot Maxhoranca e grave ende punojnë në nivelet më të ulëta të piramidës ekonomike. Pjesa më e madhe e punësuar në punë shitblerje, punë në fabrika apo shërbime. Rreth 50% e fuqisë punëtore janë gra. Ndërsa 78% e të gjithë shitësve dhe 99% e të gjitha sekretareve sot janë gra, vetëm 31 pëqind e menaxhereve dhe administratorëve janë gra. Barazia në fuqinë punëtore ka qenë një mirazh por i ka bërë miliona gra që të lëjnë shtëpiat e tyre dhe duke shkatërruar strukturën e familjes. Ishte vetëm kur faktorët ekonomik apo politik e bënë të nevojshme për të marrrë më shumë punëtorë, që gratë u thirrën për të punuar.

 

 

Revolucioni industrial, depresioni i madh dhe luftërat botërore, të gjitha këtë ngjarje të mëdha rritën proporcionin e grave punëtore, në ato kohë kur kapitalistët kërkonin më shumë punëtorë në mënyrë që të bëheshin të sukseshëm në planet e tyre dhe kështu ata përdorën gratë. Lëvizja e grave nga shtëpitë në forcën punëtore publike ka qenë graduale. Së pari gratë punëtore filluan të punonin, pastaj gratë e pamartuara dhe pastaj gratë pa fëmijë dhe pastaj gratë e martuara me fëmijë dhe pastaj të gjitha gratë. E njëjta gjë mund të shihet se po ndodh në vendet në zhvillim rreth botës, ashtu siç Perëndimi po përhap propagandën e tij të lirisë për gratë për të punuar. Rezultatet e kësaj lëvizjeje medoemos do të jenë të njëjtat.

 

Bibliografi:

-Hawes, Joseph M., ed. American families:A research Guide and historical handbook.
New York: Greenwood Press, 1990. -Mintz, Steven. Domestic revolutions. New York: the Free Press, 1988. -Gary B. Nash, American Odyssey. New York: Glencoe McGraw-Hill, 2002. -Wilson, Margaret Gibbons. American Woman inw transition. Conneticat: Greenwood Press, 1979. -Goldstein Joshua S War and Gender: How Gender Shapes the War System dhe Vice Versa. Cambridge University Press, 2001. -Us department of labor, Women’s Bureau. Women in the force, 1900-2002. -Library of congress Rosie the riverter: Real women workers in the World War II.

 

Ariba bint Halid
Përktheu: Ardit Kraja 22.10.2004

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit