7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Këta pseudogazetarë islamofob duhet të dënohen me ligj!

Më të lexuarat

Është e vërtetë se disa të rinj mund të shndërrohen në ekstremistë, por kush po i nxit në një vepër të tillë? Këta pseudogazetarë, të cilët vetëm profesionalë dhe objektivë nuk janë, janë shkaku kryesor pse aty-këtu ndonjë i ri i pamatur të “eksplodojë” nga mllefi e të veprojë ndonjë vepër të pahijeshme.

Këta njerëz që përçajnë popullin dhe nxisin urrejtje mes praktikuesve muslimanë dhe jopraktikuesve muslimanë duhet të dënohen me ligj!

E vërteta është se populli është mjaftë i unifikuar, pa marrë parasysh se sa e praktikojnë fenë, mirëpo këta virusa të cilët veprojnë në bazë të agjendave satanike nuk pushojnë së nxituri debate destruktive në shoqëri.

Personalisht, nuk dua ta fëlliq gojën time me përmendjen e emrave e këtyre “endacakëve” psikopatë, edhe pse dihet fare mirë se kë kam për qëllim, mirëpo shoqëria jonë duhet të vetëdijesohet duke u larguar tërësisht nga ndikimi i këtyre “neofashistëve” kontradiktorë!

Hapi i parë: Bllok dhe bojkot të njëmendtë, mos u merrni me ta, nuk ia vlen, ju jeni pazari i tyre, pa ju, ata falimentojnë!

Liridon Tërstena

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit