11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Këta e deshën Pejgamberin e Allahut

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:

“E kushdo që i bindet Allahut dhe të të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” (Nisa: 69)

Imam Begaviu në tefsirin e tij thotë: “Ky ajet ka zbritur për shkak të Thevbanit, shërbëtorit të të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai e donte Pejgamberin jashtëzakonisht shumë dhe s’duronte pa e takuar atë.

Një herë i erdhi Pejgamberit, ndërsa ngjyra e tij kishte ndryshuar dhe vërehej pikëllimi në fytyrën e tij. Pejgamberi e pyeti: ”Ç’është ajo që të ndryshoi pamjen o Thevban?” Ai iu përgjigj: “Nuk kam ndonjë sëmundje apo dhimbje, por kur nuk të shoh bëhem i shkretë derisa të të takoj. Pastaj m’u kujtua bota tjetër (ahireti) dhe u frikësova se nuk do të të shoh, ngase ti do të ngjitesh me pejgamberët ndërsa unë nëse futem në xhenet do të jem në një shkallë më të ultë se ti, ndërsa nëse nuk futem në xhenet, nuk do të të shoh më asnjëherë”. Më pas zbriti ky ajet.

Fragmente nga dashuria e sahabëve për Pejgamberin:

Gjersa Abdullah bin Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) punonte në kopshtin e tij, biri i tij e njoftoi se Pejgamberi kishte vdekur, ndërsa ai në atë moment tha: “O Allah! Ma merr shikimin në mënyrë që të mos shoh asnjë njeri pas të dashurit tim, Muhamedit. Allahu ia pranoi lutjen duke i humbur atij shikimin!

Bilal Habeshiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), myezini i Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që nga momenti kur përqafoi Islamin u rrit dhe edukua me dashurinë ndaj Pejgamberit derisa i erdhi vdekja. Para se të vdiste Bilali, gruaja e tij u mërzit dhe e shprehu mërzinë, kurse Bilali zbuloi kokën, të cilën e kishte të mbuluar pasi ishte në agoninë e vdekjes, dhe tha: “Mos thuaj mjer për mua, por thuaj e lumja unë”. Pastaj tha: “Nesër do të takojmë të dashurit… Muhamedin dhe shokët e tij”.

Abdullah bin Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur përmendej tek ai Pejgamberi i Zotit qante derisa i mbeteshin lotët në sytë e tij.

Gruaja ensare së cilës i është vrarë babai, vëllai dhe burri në betejën e Uhudit që morën pjesë bashkë me Pejgamberin. Pas betejes filloi të pyesë mbi të vrarët e betejës, pasi kishte dëgjuar se ishte vrarë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dikush, iu afrua dhe i tha: “Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Yt vëlla mbeti shehid në Uhud.” Ajo e ndërpreu dhe i tha: “Po i Dërguari i Zotit?!” Kur luftëtari dëgjoi se gruaja pyeti për Pejgamberin, i tha: “Ai është mirë.” Ajo i tha: “Jo për Zotin! Nuk e besoj derisa ta shoh me sytë e mi.” Në momentin që e sheh të Dërguarin e Zotit gjallë, thotë: “Çdo fatkeqësi tjetër përveç humbjes tënde o i Dërguar i Zotit, është e lehtë.”

Një herë, gjatë një beteje, vjen një shigjetë në drejtim të Pejgamberit. Menjëherë, Talha ibn Ubejdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i del para dhe thotë: “Kraharori im le të jetë mburoja jote o i Dërguar i Allahut.”

E lus Allahun të na bëjë prej atyre që e duan Pejgamberin e Tij dhe të na ringjallë bashkë me të në botën tjetër! /krenaria.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit