12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kështu më mësoi jeta!!

Më të lexuarat

Më mësoi jeta të kem vetëbesim, edhe nëse të tjerët kanë mendim të keq për mua, ngase unë e njoh veten më mirë se sa ata, kurse Allahu e dinë gjendjen time më mirë se vet unë!

Më mësoi jeta që mos ta lejoj askënd të ma rrëmben ëndrrën time, edhe nëse ai i ka në dorë diskun e diellit! Diellin tim s’mundet ta posedon askush, përveç meje! Ai është në zemrën time, dhe zemra ime është pronë e Allahut!

Më mësoi jeta se të jetoj një çast me shpresë, është më mirë se të jetoj tanë jetën pesimist dhe ta humbi kënaqësinë e shpresës! Të jetoj i vetëm, me shpresë se do të gjej shok, për mua është më mirë, se sa të kem shok që ta shkatërron shpresën!

Më mësoi jeta se dashuria s’është vijë e shkruar mbi gurë, po shenjë me gjurmë të thellë! Dashuria s’është premtime, fjalë dhe marrëveshje, por sakrificë dhe mirëkuptim! Gjatë vështirësive shihen burrat!

Më mësoi jeta të mos gëzohem me fjalën “të dua”, sepse nuk e shpalos dashurinë përveç se koha! Kurse dashuria për Allahun, fillon dynja që të përfundon në Xhenet!

Më mësoi jeta të mos ndjej keqardhje për atë që mendova se e kisha shok dhe më tradhtoi, madje më mësoi jeta se për atë që e mendova si armiku timin, të jetë i drejtë me mua!

Më mësoi jeta të jem i kujdesshëm një herë nga ai që më urren dhe një mijë herë nga ai që ma paraqet dashurinë! Ai që të urren, të urren për vetveten, dhe ai që të donë, të donë për vetveten!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit