10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kështu ishin muslimanët e parë, vallë si jemi ne?

Më të lexuarat

Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “A t’ju tregoj se çka jua fshin mëkatet dhe jua ngre gradat? I thanë: Po, o i Dërguar i Allahut. Tha: Marrja abdes mirë edhe përkundër vështirësive, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është sikur të jesh në front”. (Muslimi)
Kadi Ijadi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Të marrësh abdes të plotë edhe kur është shumë ftohtë dhe të dhemb trupi”.
Omeri (r.a.) ka thënë: “Dimri është preu i adhuruesve”.
Abdullah ibn Mesudi (r.a.) thotë: “Mirë se na vjen dimër! Zbret bereqeti, zgjatet nata për namaz nate dhe shkurtohet dita për agjërim”.
Hasan Basriu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sa kohë e mirë për besimtarin është dimri, nata e gjatë për ta kaluar në namaz kurse dita e shkurtër për ta kaluar në agjërim”.
Mu’dedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Po të mos ishin tre gjëra do të dëshiroja të jem pilivesë: agjërimi në ditë të nxehta, namazi i natës në dimër dhe kënaqësia e leximit të Kuranit”.
Ibn Rexheb Hanbeliu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Namazi i natës dimrit është si agjërimi verës”.
Kështu ishin muslimanët e parë, vallë si jemi ne? Besoj se cili e di përgjigjen e kësaj pyetje për vetveten.
Jepni mundin seriozisht për të fituar kënaqësinë e Allahut në këto net të gjata të dimrit dhe agjëroni sa ma shumë në këto ditë, sepse “Agjërimi në dimër është pre i freskët (i lehtë)”, siç na ka thënë Profeti (a.s.). (Tirmidhiu)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit