9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Këshilli i Sigurimit miraton marrëveshjen e paqes në Libi

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar të mërkurën marrëveshjen e arritur mes fraksioneve në konflikt në Libi për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar. Marrëveshje, për të cilën fuqitë perëndimore mendojnë se do të sjellë stabilitet dhe do të ndihmojë për të luftuar ISIS.

Ambasadori i Libisë në OKB, Ibrahim Dabbashi, tha se autoritetet libiane nuk kanë në plan për të kërkuar sulme ajrore nga kolicioni ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit. Me këtë përgjigje, ai hodhi poshtë raportet e fundit të publikuara në media, ku thuhej se rezoluta do të çojë në një kërkesë të shpejtë të Libisë për ndërhyrje ushtarake nga shtetet perëndimore.

“Askush nuk po mendon për të kërkuar ndërhyrjen e huaj në këtë moment. Ne jemi të gatshëm për ta luftuar ISIS-in”, tha Dabbashi për “Reuters” përpara votimit.

Rezoluta e miratuar unanimisht, e hartuar nga Britania, e bën të qartë se qeveria e ardhshme e unitetit në Libi duhet të jetë përfaqësuesi i vetëm për vendin e Afrikës Veriore, ku qeveritë konkurruese kanë luftuar gjatë për pushtet.

Aktualisht, Libia ka dy qeveri rivale, një në Tripoli dhe një tjetër në lindje të vendit. Por është shtuar gjithnjë e më shumë shqetësimi se Shteti Islamik që ka një bazë në qytetin Sirte, po përfiton nga mungesa e stabilitetit në Libi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit