11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Keshilli i Bashkisë Kukës/ Pas negociatash u arrit marreveshja për tarifën…

Më të lexuarat

Këshilli Bashkiak i Kukësit ka shprëndarë një njoftim për mediat gjatë ditës së sotme  ku shpjegon se si është arritur marrëveshja me koncesionarin për tarifen 100 lekë për banorët e Qarkut të Kukësit që do të përdorin aksin e Rrugës së Kombit.

Ja njoftimi i plotë:

Ne cilesine e Kryetarit te Keshillit te Bashkise Kukes bej me dije opinionin se mbledhja e Keshillit Bashkiak e thirrur sot me date 13.09.2018, nuk u zhvillua per mungese kuorumi.

Lidhur me piken e fundit te rendit te dites qe ka te beje me analizen, diskutimin mbi vendosjen e tarifes se rruges se Kombit sqaroj se kjo çeshtje quhet e mbyllur dhe nuk dote jete me pjese e rendit te dites se mbledhjeve te Keshillit te Bashkise pas reflektimit nga ana e qeverise shqiptare dhe Koncesionarit, te tarifes prej 100 lekesh e caktuar per banoret e qarkut Kukes, e cila eshte e pranueshme dhe e perballueshme nga te gjithe. Theksoj se erdhem ne kete zgjidhje perfundimtare pas negociatash te vazhdueshme me Qeverine Shqiptare, Koncesionarin dhe grupet e interesit ne te mire te interesave te banoreve dhe qytetareve te qarkut Kukes. Ju faleminderit per mirekuptimin dhe bashkepunimin!

KRYETARI

Gjelbrim SHEHU

syri.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit