6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Këshilla se si ta përdorni mjaltin në gatime

Më të lexuarat

Është shumë e thjeshtë të zëvendësoni sheqerin me mjaltë në recetat tuaja. Mjalti është dy herë më i ëmbël se sheqeri, kështu që ju duhet të reduktoni sasinë e kërkuar në recetë nga 1/3 në gjysmën e sasisë së kërkuar për sheqerin. Gjithashtu meqenëse mjalti është i përbërë nga 18 për qind ujë, duhet të reduktoni lëngjet e kërkuara për përgatitjen e gatimeve sidomos atyre që piqen në furrë me rreth 1/5.
Gjithashtu kur piqni ëmbëlsira, duhet ta ulni temperaturën e furrës me 15 gradë celcius. Nëse e masni mjaltin me peshë, 1 gotë uji mban rreth 340 gramë. Që të ndihmoni mjaltin të rrjedhë lirshëm dhe të mos ngjisë në enët e matjes, thjesht lyejini ato më parë me pak vaj vegjetal.
Vetëm në rastet kur në recetë përfshihet kremi ose qumështi i thartuar (i shtohet lëng limoni, uthull apo fermentohet, jo i thartuar natyralisht) nëse përdorni mjaltë, duhet të hidhni disa maja gishtërinjsh sodë për pjekje, që të ndërveprojë me aciditetin e lehtë të mjaltit çka mund të shkaktojë një mbingjyrosjen në kafe gjatë pjekjes.
Për shkak se ka aftësinë të thithë dhe të ruajë lagështirën, mjalti përdoret në industri që t’i mbajë ushqimet të lëngshme dhe të freskëta. Përdoreni në rast se dëshironi t’i mbani gatimet tuaja të freskëta.
Mjalti gjithashtu është një zgjedhje e shkëlqyer për sallatat e ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit