14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Këshilla praktike gjatë agjërimit, sidomos për diabetikët

Më të lexuarat

– Pini më shumë ujë ndërmjet iftarit dhe gjumit, në mënyrë që të largohet dehidrimi.
– Konsumoni perime të mjaftueshme gjatë racionit. Hani pemë në fund të racionit.
– Largohuni marrjes së tepërt të sheqerit (sheqer kokërr, saharozë) si ushqim përmes ëmbëlsirave ose formave tjera; largohuni ushqimit me melmesa; largohuni pijeve me kofeinë, siç janë koka-kola, kafeja, çaji.
– Kofeina është diureik. 3–5 ditë para Ramazanit gradualisht reduktoni marrjen e këtyre pijeve. Një ngritje e befasishme e kokëdhembjes së menjëhershme nga kofeina shkakton edhe ndjenjën e mërzisë dhe të nervozës.
– Pirja e duhanit është faktor i rrezikshëm i shëndetit. Largohuni thithjes së cigareve.
– Nëse ju nuk mund të lini duhanin, shkurtoni ngadalë duke filluar disa javë para Ramazanit. Pirja e duhanit negativisht ndikon në shfrytëzimin e disa llojeve të vitaminave, metaboliteve dhe sistemit të enzimeve në trup.
– Mos harroni brushën ose misvakun (fije të pemës Azhardicta indica) ose brusha tjera të përshtatshme në vend, rreth ¼- ½ diametër inch dhe 6-8 inch, kurse ato me gërryerje parciale i largoni. Lani dhëmbët tuaj para gjumit dhe pas syfyrit. Pastroni nga dy herë në ditë ose më tepër dhëmbët në praktikë.
– Njerëzit normal ose ata me peshë të tepërt, nuk duhet të fitojnë në peshë. Për njerëzit me peshë Ramazani është rast i shkëlqyer që të humbin në peshë. Njerëzit me nën peshë ose peshë normale janë të dekurajuar nga humbja e peshës. Duke e analizuar energjinë e dietës dhe komponentën e nutricionit për të shfrytëzuar përbërjen e tryezës ose software kompjuterin, kjo do të jetë e shfrytëzueshme për planifikim të dietës së përshtatshme.
– Është e rekomanduar që secili të angazhohet me ushtrime të lehta, siç është për shembull ecja. Është shumë e rëndësishme që të përcillet në praktikë edhe ibadeti (lutja dhe aktivitetet tjera fetare), gjumi, studimet, puna dhe aktivitetet fizike ose ushtrimet.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit