7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Këshilla për të hequr dorë nga ëmbëlsirat

Më të lexuarat

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që gradualisht t’i lini ëmbëlsirat dhe t’i shmangni momentet e krizës që ju kthejnë vazhdimisht tek to.

Të gjithë ata që u pëlqen të hanë ëmbël thonë se në situata krize ndiejnë mungesë energjie dhe se trupi i tyre kërkon të hajë ëmbël.

Mbani zëvendësime të shëndetshme në një vend të dukshëm

Ushqimi të cilin jemi mësuar ta hamë, veçanërisht ushqimin e ëmbël, nuk duhet ta hedhim, por duhet ta trajnojmë trupin dhe t’i mënjanojmë gradualisht ushqimet e pashëndetshme, transmeton Koha.net. Një prej mënyrave është që ta zëvendësojmë me ushqimin e shëndetshëm, për shembull frutat e thata, të cilat duhet t’i kemi afër. Boronica e kuqe, rrushi, bajamet dhe lajthitë së shpejti do t’ju bëhen mesushqimi juaj i preferuar.

Duroni për 15 minuta

Kriza shfaqet në një moment kur organizmi e ndien nevojën, por për fat të mirë, ajo nuk zgjat shumë. Nutrologët këshillojnë që në momentin e krizës më të madhe të presim 15 minuta. Në rast se dëshira për ëmbël nuk na kalon, mund të përdorim fruta të thata të shëndetshme.

Uleni dozën

Shkencëtarët pohojnë se sa më shumë ëmbëlsira që hamë, aq më shumë organizmi ynë i kërkon ato. Kjo është arsyeja pse duhet ta zvogëloni konsumimin e sheqerit në gjysmë doze ditore, ndërsa mënyra më e thjeshtë është të mos shtoni fare sheqer gjatë pirjes së kafesë apo çajit në mëngjes.

Mbani shënime

Sigurisht nuk jeni të vetëdijshëm se sa sheqer po konsumoni në ditë, kështu që, për ta zvogëluar konsumin, duhet të shkruani se sa herë në ditë hani ushqim të ëmbël. Mos i injoroni pijet në të cilat shtoni sheqer ose mjaltë, si dhe pllakëzat energjetike që përmbajnë shumë sheqer.

Preokupojeni mendjen

Kur shfaqet dëshira për ëmbël, filloni të lexoni, bisedoni me ndonjë koleg, pini një gotë ujë, ose ecni, thjesht mendoni sa më pak për atë që dëshironi ta hani në atë moment, përcjell Koha.net. Nëse dëshira nuk largohet, dhe madje as një qese me fruta të thata nuk funksionon, ndani një çokollatë të vogël me dikë nga zyra.

Asgjë nuk mund ta lëmë tërësisht brenda natës, pra as ushqimin e ëmbël, sepse organizmi ynë është mësuar me dozën e tij të ëmbël. Por lënia e ëmbëlsirave nuk është një mision i pamundur, vetëm duhet pasur dëshirë të fortë dhe të besoni në sukses.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit