4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Këshilla motrës muslimane në ramazan

Më të lexuarat

Gjërat që i ndihmojnë gruas muslimane t’i shpeshtoj adhurimet në Ramazan, janë:

Frika ndaj Allahut, xhele ue ala dhe bindja e paluhatshme se Allahu xhele ue ala, i dinë fjalët, veprat dhe qëllimet tona, dhe se Allahu do të na shpërblej për to. Nëse gruaja muslimane e ngulit këtë në zemrën e saj, atëherë e tilla do të shpejtojë në kryerjen e adhurimeve, largimin nga mëkatet dhe pendimin tek Allahu.
Shpeshtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kur’anit, ngase këto dyja e qetësojnë zemrën.
Allahu i Madhëruar, thotë; “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen – e, me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen!” (Err Rra’d; 28 ).

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur të përmendet Allahu, vërgëllojnë (nga frika dhe përulja), e kur t’u lexohen argumentet e Tij, iu shtohet thellimi në besim dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.” (El Enfal; 2 )

  • Largimi nga gjërat të cilat e ngurtësojnë zemrën, siç janë; Kryerja e mëkateve, shoqëria e keqe, ngrënia e haramit, përtacia ndaj përmendjes së Allahut dhe shikimi i gjërave të pavlera, telenovelave, etj.
  • Qëndrimi i motrës muslimane në shtëpinë e saj dhe mosdalja e shpeshtë nga shtëpia, përpos për gjëra të patjetërsueshme.
  • Fjetja natën, ngase një gjë e tillë e ndihmon dhe forcon atë të zgjohet dhe të fal namaz vullnetarë në çastet para syfyrit, dhe ta paksojë gjumin ditën, në mënyrë që t’i falë namazet në kohën e tyre.
  • Muslimania duhet ta ruaj gjuhën e saj nga përgojimi, bartja e fjalëve, gënjeshtra, fyerja. Gjuha e saj duhet të jetë vazhdimisht e angazhuar me përmendjen e Allahut.
    Shejh Dr. Salih el Feuzan

Nga arabishtja : Suad Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit