7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kerry: Izraeli s’mund te jete edhe shtet hebre edhe demokratik

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha se kolonite hebreje ne territoret e okupuara palestineze kercenojne shpresen per paqe, si dhe te ardhmen e Izraelit dhe Paletines.

“Agjenda e koloneve e percakton te ardhmen e Izraelit. Qellimi i tyre eshte i qarte: ata dojne nje shtet te vetin, Izraelin e Madh,” tha Kerry.

“Nese vendoset per nje shtet, Izraeli mund te jete ose shtet Hebre ose demokratik, nuk mund te jete te dyja bashke,” shtoi ai.

Ky fjalim i mbajtur ne Washington DC vie pak dite pasi SHBA dha voten e abstenimit ne OKB, duke ngjallur reagimin e politikes izraelite.

Duke abstenuar ne Keshillin e Sigurimit, SHBA mundesoi miratimin e rezolutes e cila denon kolonite hebreje.

Kjo eshte rezoluta e pare qe nga viti 1979 i cili denon politiken e kolonive.  /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit