4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kërkohet dënimi me vdekje për autorin e masakrës në Denver

Më të lexuarat

Personi i armatosur që dyshohet se javën e kaluar vrau 12 njerëz dhe plagosi 58 të tjerë në një kinema të qytetit Denver në Colorados, doli të hënën për herë të parë në gjyq, ndërkohë që hetuesit përpiqen të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

James Holmes i kishte flokët të ngjyrosura dhe kishte pamje të hutuar, por nuk shprehu ndonjë emocion në sallën e gjyqit. Gjykatësi tha se kishte arsye të mundshme që ndaj tij të ngrihet akuza për vrasje të shkallës së parë.

Gjykatësi dha urdhër që ai të vazhdojë të mbahet në arrest deri të martën kur do të duhet të kthehet në gjykatë, ku do t’i lexohen zyrtarisht akuzat. Zyra e prokurororit ka thënë se do të kërkojë dënimin me vdekje, raporton VOA.

Autoritetet e burgut po e mbajnë Holmes-in të izoluar në qeli në Aurora të Colorados, pranë Denverit. Ai akuzohet se përdori gaz lotsjellës në një kinema gjatë premierës së filmit të ri me Batman, “The Dark Night Rises”, dhe pastaj hapi zjarr mbi shikuesit. Policia e arrestoi atë në sheshin e parkimit pa ndonjë rezistencë nga ana e tij. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit