7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kërkohet dënim me vdekje për 5 persona për vrasjen e Khashoggit

Më të lexuarat

Kryeprokuroria e Arabisë saudite ka njoftuar se janë kërkuar 5 dënime me vdekje për ngjarjen e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Rijad, zëdhënësi i kryeprokurisë, Shelan esh-Shelan, ka theksuar se “Trupi i Khashoggit u nxor nga konsullata pasi u copëtua”.

“Në lidhje me vrasjen e Khashoggit është kërkuar dënimi me vdekje për 5 persona”, ka njoftuar Shelan esh-Shelan, duke theksuar se urdhri për formimin e ekipit që vrau Khashoggin është dhënë nga ish-shefi i shërbimit sekret të Arabisë Saudite, Ahmed al-Assiri, ndërsa urdhri për vrasjen e ka dhënë kreu i ekipit.

Gjithashtu Shelan tha se 11 nga 21 të dyshuarit u akuzuan për vrasjen e Khashoggit dhe se dosja e tyre i është dërguar gjykatës.

Pasi ka vënë theksin se kanë gjetur pamjen e afërt të bashkëpunëtorit lokal që i është dorëzuar trupi i Kashoggit, Shelan njoftoi se njëri prej personave që akuzohet në ngjarjen e vrasjes së gazetarit saudit ka dëmtuar kamerat në konsullatë.

Shelan gjithashtu tha se është vendosur ndalesë udhëtimi jashtë vendit për ish-këshilltarin e Gjykatës Mbretërore, Saud al-Kahtani, i cili është shkarkuar nga detyra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit