11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorët e QKUK-së

Më të lexuarat

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka gjetur shkelje dhe parregullsi në konkursin për drejtor të Klinikave të QKUK-së prandaj i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë anulimin dhe rishpalljen e këtij konkursi.

Zgjedhja e drejtorëve të Klinikave të QKUK-së ka dështuar sërish. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka bërë vlerësimin e këtij procesi dhe ka gjetur shkelje dhe parregullsi të mëdha.

Drejtori i KPMSHCK , Mehdi Geci, ka deklaruar se përmes një raporti me shkrim kanë dëshmuar shkeljet procedurale prandaj kanë kërkuar anulimin e konkursit dhe rishpalljen e tij.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka bërë monitorim gjatë procesit të shpalljes së konkursit për drejtorë të klinikave në QKUK dhe ka monitoruar edhe procedurat e mëtutjeshme dhe ka konstatuar se ka pasur shkelje të rregullave dhe parimeve të shërbimit civil. Andaj ne kemi kërkuar nga QKUK që të rishpall edhe njëherë konkursin për drejtorë të klinikave”, ka thënë Geci për portalin KosovaTimes.

Ai shtoi se kërkesën për përsëritjen e konkursit të QKUK-së ia kanë dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Gani Shabani si dhe drejtorit të QKUK-së, dr. Nijazi Gashi.

Geci theksoi se rekomandimet e Këshillit janë të obligueshme të zbatohen nga institucionet përkatëse.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit