12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kërko “idiot” në Google dhe del Trump… ja pse ndodh

Më të lexuarat

Provoni të shkruani fjalën “idiot” në Google dhe ajo që do të merrni nga motori i kërkimit janë foto të presidentit amerikan Donlad Trump.

Kjo mund të duket e padrejtë për gjithë mbështetësit e tij, megjithatë nuk është rastësi lidhja mes kësaj fjale fyese dhe presidentit amerikan.

Algoritmi që përdor motori i kërkimit mund të ndikohet “nga jashtë” siç ka ndodhur edhe në këtë rast. Këto lloj lidhjeje njihen si “googlebombings” (bombardim i Google) dhe një nga këto “bombardime” është kryer me rastin e vizitës së Trump në Britaninë e Madhe, shkruan Dita.

Si pjesë e protestave kundër mbërritjes së presidentit amerikan në Londër, në rrjetin social Rreddit mijëra përdorues votuan një publikim që përfshinte një foto të Trump së bashku me fjalën idiot. Kjo provokoi që fotoja të bëhej virale duke u bërë një nga linqet më të klikuara të Google.

Kësaj duhet t’i shtojmë se protestuesit përdorën këngën ‘American Idiot’,  të grupit rock “Green Day” , për të përhapur sa më shumë fjalën e tyre. Kjo këngë, e krijuar 14 vjet më parë për të kritikuar presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, George Bush, është përmendur në qindra faqe interneti pranë fotos së Trump. Kështu, u provokua i njëjti efekt.

Gazeta britanike The Guardian  kujton se situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë. Në vitin 2004, për shembull, fjala ‘çifut’  (hebre) u shoqërua me imazhin e një personi me një hundë të madhe.

Diçka e ngjashme ndodhi në zgjedhjet e fundit në SHBA, ku pas një votimi në Reddit është arritur të shfaqet njëkohësisht fotoja e ish-presidentit Bill Clinton me fjalën “përdhunues”  ose logoja e CNN në kërkimet për “fake news”.

Megjithatë fenomeni, është afatshkurtër, pasi me kalimin e ditëve ose javëve, kërkimet e tjera zhvendosin ato të mëparshmet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit