10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kërkimi i vdekjes

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet kërkimi i vdekjes për shkak të fatkeqësive që më kanë rënë, duke menduar se kjo është rrugëdalja e vetme?

Përgjigje: Kërkimi i vdekjes për shkak të fatkeqësive që i ndodhin njeriut është i ndaluar, sepse Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Askush s’duhet ta kërkojë vdekjen për shkak të ndonjë fatkeqësie, por nëse mendon se duhet ta kërkojë atë patjetër, atëherë le të thotë: “O Zot! Nëse jeta është më e mirë për mua, atëherë më jep mundësi të jetoj, por nëse vdekja është më e mirë për mua, atëherë më jep mundësi të vdes.”

Muslimani duhet të shpresojë tek shpërblimi i Allahut të Lartësuar dhe të presë me durim kalimin e fatkeqësisë. Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshpërimit dhe pas çdo vështirësie ka lehtësim.”(Tirmidhiu; sahih)

Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se vështirësitë dhe sprovat që i ndodhin besimtarëve gjatë jetës fshijnë një pjesë të gjynaheve, ndërsa me durim dhe shpresë tek Allahu arrihet grada e lartë, për të cilën Ai thotë: “Përgëzoji ata të cilët, kur u ndodh ndonjë fatkeqësi, bëjnë durim dhe thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” (Bekare: 156)

*Mendimi se “vdekja është rrugëzgjidhja e vetme” për problemet që i kanë rënë dikujt, është tërësisht i gabuar. Vdekja nuk i zgjidh problemet, por përkundrazi i shton. Sidomos, kur njeriu vdes duke pasur gjynahe, për të cilat nuk është penduar akoma. Në këtë rast vdekja nuk do të bënte gjë tjetër, veçse do të shpejtonte dënimin e Allahut të Lartësuar. Prandaj, duhet bërë durim se çdo fatkeqësi e ka fundin e vet. Thotë Allahu në Kur’an: “Me të vërtetë që pas vështirësisë vjen lehtësimi. Me të vërtetë që pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (Inshirah: 5-6)

Përgjigjet Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit