12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kërcënimi nga krimi me veshje pushteti, muslimanët u apelojnë klerikëve: tunduni vendit ndaj së Keqes

Më të lexuarat

Një grup besimtarësh muslimanë kanë vendosur të reagojnë ndaj asaj që e konsiderojnë avancim të pozitës së krimit në shoqërinë shqiptare, atij ordiner, por më së shumti atij të veshur me pushtet.

Duke marrë shkas nga zhvillimi më i fundit me elementë tronditës, ku djali i një deputeti socialist dhunon një vajzë e më pas nuk procedohet penalisht, duke ofruar kështu panoramën e zymtë të mosndëshkueshmërisë kur je pranë pushtetit, e rrjedhimisht ligjësinë e mbrapshtë të dominimin të të fortit mbi të dobëtin në shoqëri, ky grup kërkon të apelojë sidomos te elita klerikale, ajo muslimane e jo vetëm, që të reagojë fort në luftimin e këtij fenomeni, krimit në përgjithësi e atij të veshur me pushtet në veçanti.

Peticioni dhe firmëtarët:             

Tiranë më 28 Shtator, 2018

 Thirrje publike

 Drejtuar:  Komuniteteve fetare dhe drejtuesve fetarë në vend

Organizatave të shoqërisë civile

Opinionit publik

Ne, një grup besimtarësh muslimanë të Shqipërisë, jemi të alarmuar se veprimtaritë kriminale që po dalin në dritë ҫdo ditë nga kanale të ndryshme të investigimit dhe informimit janë dëshmi e shtimit të shpejtë të fuqisë dhe rritjes së imunitetit të krimit të organizuar në vend. Vepra penale si vrasje me dashje, krime seksuale, kultivimi dhe trafikimi i drogës, trafikimi dhe shfrytëzimi i qenieve njerëzore të realizuara nga organizata kriminale brenda dhe jashtë vendit kanë shtuar frikën dhe cenuar rëndë funksionimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërore. Gazetarët investigativë janë kërcënuar haptazi, ndërsa viktimave dhe qytetarëve që denoncojnë krimet u është ushtruar presion psikologjik. Studimet dhe raportet e viteve të fundit kanë treguar se rrjeti i organizatave kriminale ka përparuar drejt paralizimit të funksionimit të mekanizmave të shtetit dhe të vetë ndjeshmërisë së shoqërisë shqiptare ndaj krimit, ndërkohë që kultura e pandëshkueshmërisë po bëhet mbizotëruese.

Duke ndjerë detyrimin fetar për të kundërshtuar e penguar të Keqen dhe për të përkrahur dhe nxitur të Mirën, ne dënojmë pa mëdyshje këtë dominim të krimit mbi shoqërinë shqiptare, si dhe shprehim indinjatën tonë me heshtjen e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, imamëve dhe hoxhallarëve ndaj kësaj klime pasigurie dhe ankthi që ka shkaktuar përhapja kapilare e krimit në shoqëri. Në të njëjtën frymë, ne shprehim mbështetjen dhe përkrahjen tonë të pakursyer për ҫdo institucion, zyrtar, organizatë apo individ që jep kontributin e tij në zbardhjen e të vërtetës së ҫdo ngjarjeje kriminale dhe ndëshkimin e kujtdo që shkel liritë dhe të drejtat njerëzore të qytetarëve shqiptarë, që pengon zbatimin e ligjit dhe nxjerr pengesa për informimin e opinionit publik rreth këtyre krimeve.

Indiferenca e komuniteteve fetare, klerikëve, bashkësive të besimtarëve të feve të ndryshme dhe shoqërisë civile ndaj shtimit të raportimeve për këtë kahje alarmuese të krimit në ҫdo rajon të vendit, përbën një braktisje të përgjegjësisë morale më universale: dënimin e së Keqes dhe pengimin e saj, si dhe përkrahjen e të Mirës dhe nxitjen e saj. Institucionet dhe udhëheqësit fetarë në vend, të cilët bashkë me komunitetet e besimtarëve duhet të përbëjnë shtyllën kurrizore morale të shoqërisë shqiptare, nuk kanë luajtur rolin që u ngarkojnë urdhëresat hyjnore në librat e shenjtë. Kur’ani ka paralajmëruar pasojat që do të bien mbi ata njerëz që nuk e veprojnë të keqen, por që në të njëjtën kohë nuk janë aktivë në pengimin e saj, duke menduar se e keqja nuk do t’i prekë ata. Mënyra e vetme për t’u mbrojtur prej dënimit që përfshin të gjithë shoqërinë nga përhapja e së keqes është frenimi i saj nga ana e atyre që nuk e veprojnë të keqen.

Në frymën e kësaj urdhërese hyjnore, ne ju bëjmë thirrje drejtuesve të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe komuniteteve të tjera fetare në vend, imamëve të xhamive, hoxhallarëve dhe klerikëve të të gjitha feve, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, bashkësive të besimtarëve kudo në vend:

  • të dënojnë publikisht kurajon kriminale të rrjeteve të krimit të organizuar dhe mbështetësve të tyre për të trazuar normalitetin e jetës dhe për të cenuar sigurinë e liritë e qytetarëve;
  • të mbështesin dhe të dalin me ҫdo mjet në krah të denoncuesve të krimit dhe institucioneve që e luftojnë atë, qofshin ata viktima të krimit, gazetarë investigativë, organizma civilë apo funksionarë kurajozë të shtetit;
  • të mobilizojnë të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore, organizative e morale për të nisur një fushatë kombëtare të dekurajimit të krimit, duke filluar me artikulimin e drejtpërdrejtë të palejueshmërisë dhe dënueshmërisë së rreptë të ҫdo forme përfshirjeje apo përkrahjeje aktive ose në heshtje të veprimtarive kriminale si vrasja, dhuna seksuale, trafikimi i qenieve njerëzore, kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, legalizimi dhe pastrimi i parave të krimit, apo intimidimi i punonjësve të shtetit, gazetarëve investigativë dhe qytetarëve të përgjegjshëm.

Nënshkruesit:

  1. Alketa Gjoni
  2. Anduena Qefalia
  3. Sabina Tufa
  4. Eliana Hoxha
  5. Vehap Kola
  6. Alfred Aga
  7. Roald Hysa
  8. Fisnik Kruja
  9. Zamir Gjurgji
  10. Astrit Fejza
  11. Besmir Agalliu
  12. Albi Bardhi
  13. Besmir Gëziqi
  14. Endri Caci
  15. Alfred Daci
  16. Ylvi Durmishi
  17. Altin Veisllari
  18. Adnand Ramadhi
  19. Melisa Harusha
  20. Aida Tola
  21. Esmeralda Çaҫa
  22. Rozeta Tusha
  23. Gerdi Demneri
  24. Musli Sejdini
  25. Kumrije Zika
  26. Ujvara Çaҫa
  27. Argjend Tota
  28. Taulant Bendaj
  29. Esmere Kola
  30. Goldvin Veliu
  31. Gentian Kryeziu
  32. Avni Taka
  33. Ergi bardhi
  34. Safet Hoxha
  35. Ledio Biduli
  36. Aurora Kola
  37. Eltjon Kuptrija
  38. Kastriot Qema
  39. Hurmet Noka
  40. Herolind Beҫa
  41. Muhamed Kola
  42. Olti Guni
  43. Gëzim Hysa
  44. Sajmir Hurdha
  45. Fetah Puci
  46. Shpetim Tahiraj
  47. Rivelino Çuno
  48. Salvi Kanto
  49. Enea Sherifi
  50. Taulant Datja
  51. Gjergji Tafa
  52. Baki Kurti
  53. Elisabeta Kurti
  54. Artur Gjevori
  55. Pranvera Kola
  56. Eltjon Prifti
  57. Xhevdet Spahiu
  58. Oldian Kaderja
  59. Fisnik Haҫkaj
  60. Ervin Metani
  61. Klodiana Smajlaj
  62. Baki Goxhaj
  63. Lulzim Alijaj
  64. Julian Hoxha
  65. Jetmir Kurti
  66. Dorian Fishti
  67. Nderim Tota
  68. Ilirjan Kallaj
  69. Jona Puci
  70. Idajet Gjika
  71. Behar Mera
  72. Ilirjan Puci
  73. Nimet Darsi
  74. Helibak Muҫogllava
  75. Florjana Kondaj
  76. Diana Syla
  77. Gentian Kafazi
  78. Florian Haҫkaj
  79. Remzije Muҫa
  80. Astrit Muҫa
  81. Servete Muҫa
  82. Farije Beka
  83. Ermira Muҫa
  84. Elona Muҫa
  85. Hasan Beka
  86. Myhyrije Beka
  87. Selman Nuzi
  88. Farije Picari
  89. Sadik Picari
  90. Silvana Muҫa
  91. Rola Sali
  92. Djana Kurbi
  93. Sonila Keta
  94. Besjana Dani
  95. Olienton Sturҫe
  96. Manjola Tusha
  97. Alba Trupja
  98. Anxhela Trupja
  99. Klea Pasha
  100. Stelina Agolli
  101. Jona Koruti
  102. Klea Cuka
  103. Sara Mballoma
  104. Alesia Azizolli
  105. Artemiza Avdolli
  106. Ornela Memia
  107. Bekim Loka
  108. Armand Hasa
  109. Julian Saraҫi
  110. Agim Muҫa
  111. Gentian Hoxha
  112. Marjus Meҫe
  113. Reti Sako
  114. Liri Mullai
  115. Sasibe Ndreaj
  116. Elda Saliaj
  117. Arbana Bekolli
  118. Anila Pumi
  119. Jana Muҫo
  120. Gentiana Kodra
  121. Dhurata Nasufi
  122. Nesibe Velaj
  123. Elis Sena
  124. Andi Beliu
  125. Berti Zeqo
  126. Olsi Aluku
  127. Alban Gorishti
  128. Marsjal Malaj
  129. Ledio Zeneli
  130. Aledin Spahiu
  131. Ilir Haxhiaj
  132. Andi Bidollari
  133. Daut Shira
  134. Bujar Haznedari
  135. Adriatik Kurti
  136. Klenti Tare
  137. Shaban Uklala
  138. Remzije Lala
  139. Albana Xhaferri
  140. Idajet Gjika
  141. Fatos Baruti
  142. Lavdrim Ceka
  143. Amarildon Karruli
  144. Erjon Seferi
  145. Erjon Sharra
  146. Agim Kuka
  147. Antela Spaho
  148. Avni Zeqiri
  149. Andi Kasapi
  150. Besmir Biba
  151. Irena Gjika
  152. Admir Kusi
  153. Alketa Kusi
  154. Fatri Abazi
  155. Azem Shehu
  156. Klodian Kazazi
  157. Valdete Emiri
  158. Arber Neziri
  159. Andi Kodra
  160. Dritan Selimi
  161. Eni Llupo
  162. Jetmir Kurti
  163. Ervis Haka
  164. Armand Xhafa
  165. Astrit Asha
  166. Ardit Hoxhllaku
  167. Blerina Smajli Lika
  168. Armando Malenaj
  169. Leonard Kafellari
  170. Julian Lamaj
  171. Dritan Ismailaj
  172. Alban Hoxha
  173. Frida Danaj
  174. Imer Gjergji
  175. Ylli Subashi
  176. Ylli Cajka
  177. Alaudin Gjana
  178. Çlirim Hajdari
  179. Klajdi Beja
  180. Ermir Godo
  181. Sonila Saliaj
  182. Igli Alla
  183. Elton Harxhi
  184. Klotilda Ndreu
  185. Albana Dalipaj
  186. Merdaim Zyberaj
  187. Alban Plepi
  188. Igli Likmeta
  189. Isra Balla
  190. Husna Balla
  191. Etleva Pavacaj
  192. Pranvera Zyma
  193. Mikela Dalipaj
  194. Alban Duka
  195. Marsel Telha
  196. Florenc Ajazi
  197. Juljan Cani
  198. Armed Tusha
  199. Elvis Kola
  200. Dorian Balliu
  201. Vjosana Halimi
  202. Klarida Skura
  203. Juana Hoxha
  204. Sara Mullaj
  205. Rea Mullaj
  206. Arber Ademi
  207. Rolanda Handraj
  208. Saimir Daci
  209. Afrim Kaloshaj
  210. Klodjan Lami

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit