7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kërcënimi i shqiptarit detyroi australianin t’i dërgonte mbi 100 mijë Dollarë

Më të lexuarat

Një 40-vjeçar në Australi ka rënë pre e shantazhit të një shqiptari, i cili i ka zhvatur miliona Lekë. Jignesh Devjibhai Patel, i diplomuar në fizikë, ishte dënuar para disa kohësh nga autoritetet italiane për transferime parash të dyshimta.

Por, para 3 ditësh 40-vjeçari u lirua nga burgu, pasi u zbulua se ai ishte nën presion nga një kriminel shqiptar. Ky i fundit, kishte detyruar fizikantin australian që t’i dërgonte nga Australia në Shqipëri shumën prej 127 mijë dollarësh, të cilat janë transferuar përmes “Western Union” mes tetorit 2013 dhe majit 2014.

Patel është një sipërmarrës i suksesshëm, i cili deklaroi para gjykatësit se shqiptari i kishte bërë presion për t’i zhvatur shumat e parave. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur, pasi hetimet vazhdojnë për këtë çështje.

Gjykata e dënoi fillimisht Patel me 1 vit burg. Por denimi u pezullua dhe ai u la me kusht me 3 vjet për sjellje të mirë. U gjobit edhe me 5100 Dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit