12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Keqkuptime mbi Islamin dhe Dhunën

Më të lexuarat

Një nga keqkuptimet më të përhapura mbi Islamin është ai sipas të cilit muslimanët janë të prirë të shndërrohen në terroristë të dhunshëm. Kjo situatë është kryesisht rezultat i mbizotërimit të diskursit islamofob nëpër media. Asnjë religjion tjetër nuk përballet me të njëjtin nivel përgjithësimi të padrejtë siç ndodh në rastet kur një person me prejardhje muslimane kryen një akt të tmerrshëm dhune. Një shembull i qartë është masakra barbare që ndodhi në Norvegji dhe që ishte vepër e një ekstremisti të krahut të djathtë. Muslimanët dhe Islami u dejonizuan menjëherë nga mediat, edhe pse nuk kishte asnjë të dhënë mbi autorin e ngjarjes. Edhe pasi vrasësi ishte kapur, disa rrjete mediatike vazhdonin të raportonin mbi ekzistencën e lidhjes mes autorit të ngjarjes dhe Islamit.

Kur një fanatik i ekstremit të djathtë dhe i vetëquajtur i krishterë vret pothuajse 100 fëmijë dhe adoleshentë, konsiderohet thjesht i çmendur, një përjashtim. Asnjë kanal mediatik nuk do të guxonte të aludonte se krishterimi është fe e dhunshme për shkak të akteve të tilla. Megjithatë, nëse një ekstremist i dhunshëm që praktikon një version të deformuar të Islamit vendos një bombë, media nuk do ta konsiderojë këtë si aktin e një të çmenduri, por si një akt dhune që përfaqëson të gjithë muslimanët. Terroristët e bardhë dhe të krishterë të ekstremit të djathtë janë po aq të zakonshëm sa “homologët” e tyre në hapësirën islame. Thjesht këta të fundit janë gjithmonë nën lupën e imtësishme të medias.

Një tjetër gënjeshtër mediatike që ngurtëson stereotipizimin negativ të muslimanëve është përmendja e “vendeve islame”. Është thelbësore të kuptojmë se sunduesit e shumë të ashtuquajturve “vende islame”, e përdorin Islamin thjesht për qëllime politike. Përgjithësimet mbi muslimanët, të ngritura mbi aktet e dhunshme të pushtetarëve të etur për pushtet shërbejnë vetëm për përkeqësimi e mëtejshëm të imazhit të gjithë muslimanëve. Sikurse treguan aktet revolucionare dhe protestat e miliona të rinjve muslimanë gjatë demonstratave të 2011-ës, muslimanët nuk pajtohem me aktet e dhunshme të regjimeve shtypëse dhe ekstremiste.

Njësoj si Jezusi në Testamentin e Ri, Islami gjithashtu na mëson të duam fqinjët. Rrënja e fjalës Islam do të thotë “paqe”, një nga veçoritë më të rëndësishme të muslimanëve dhe Islamit. Faktikisht, nëse e krahasojmë me besimet e tjera monoteiste (Krishterimin dhe Judaizmin), Islami ofron një këndvështrim shumë më strikt sa i përket justifikimit të akteve të dhunës ndaj të tjerëve. Kur’ani është plotësisht i qartë në këtë pikë; muslimani legjitimohet të luftojë vetëm për vetëmbrojtje. Përderisa Islami urdhëron përkushtim ndaj Zotit si pjesë të rëndësishme të veprimtarisë njerëzore, shumica e muslimanëve jetojnë në paqe dhe harmoni me fqinjët e tyre.

Kur flasim për dhunën dhe Islamin, një nga keqkuptimet më të mëdha i referohet konceptit të xhihadit. Pak koncepte Islame janë keqkuptuar kaq thellësisht nga perëndimi sa xhihadi. Përkthimi i drejtpërdrejtë i xhihadit do të thotë “luftë”. Ky term mund të përdoret për të përshkruar luftën ndaj pushtuesve ose agresorëve. Megjithatë, kuptimi i zakonshëm i xhihadit i adresohet luftës së brendshme kundër dëshirave dhe egoizmave personalë. Në të dyja rastet, qëllimi i xhihadit nuk është dhuna, por arritja e paqes.

Burimi: islamonline.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit