10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si mund të quhet Islami fe e paqes kur ai është përhapur me shpatë?

Më të lexuarat

Përgjigje:

Është ankesë e zakonshme në mesin e jomuslimanëve se Islami s’do të kishte miliona ithtarë në të gjithë botën sikur mos të ishte përhapur me dhunë. Pikat vijuese do ta sqarojnë atë se larg prej të qenit i përhapur me shpatë, ishte forca trashëguese e së vërtetës, arsyes dhe logjikës që ishte përgjegjëse për përhapjen rapide të Islamit.

– Islami vjen nga rrënja e fjalës ‘selam’, që do të thotë paqe. Kjo po ashtu do të thotë t’ia nënshtrosh vullnetin personal vullnetit të Allahut. Islami është fe e paqes, e cila arrihet me nënshtrimin e vullnetit personal ndaj vullnetit të Krijuesit Suprem, Allahut.

– Nuk e favorizon secila qenie njerëzore paqen dhe harmoninë e qëndrueshme. Ka shumë të atillë që do ta çrregullonin gjendjen për interesa personale. Nganjëherë duhet të përdoret forca që të mbahet paqja. Mu për këtë arsye, ne kemi politikë që përdor forcën kundër kriminelëve dhe elementeve anti-sociale për t’u mbajtur paqja në vend. Islami promovon paqe. Në të njëjtën kohë, Islami i nxit pasuesit e vet për të luftuar kur ka shtypje. Lufta kundër shtypjes nganjëherë mund të kërkojë përdorimin e forcës. Në Islam forca mund të përdoret vetëm në promovimin e paqes dhe drejtësisë.

– Përgjigja më e mirë ndaj keqkuptimit se Islami është përhapur me shpatë, është dhënë nga historiani i shquar De Lacy O’Leary në Librin “Islami në udhëkryq” (faqe 8): “Sidoqoftë, historia e bën të qartë se legjenda e muslimanëve fanatikë që bredhin nëpër botë duke e imponuar Islamin me tehun e shpatës pasi t’i kenë pushtuar racat, është njëra prej miteve më absurde dhe fanatike që historianët e kanë përsëritur ndonjëherë.”

– Muslimanët e sunduan Spanjën për rreth 800 vite. Muslimanët në Spanjë kurrë nuk e përdorën shpatën për t’i konvertuar njerëzit me dhunë. Më vonë në Spanjë erdhën Kryqëzatat e Krishtere dhe i spastruan muslimanët. Nuk ka patur asnjë musliman të vetëm në Spanjë qëka mundur ta thërrasë ezanin haptas (thirrjen për namaz).

– Muslimanët qenë të zotët e Arabisë për 1400 vite. Për disa vite sunduan Britanezët, dhe për disa vite sunduan Francezët. Mbi të gjitha, muslimanët sunduan Arabinë për 1400 vite. Megjithatë, sot ka 14 milionë Arabë të cilët janë Koptë të Krishterë, d.m.th. Krishterë prej gjeneratash. Sikur muslimanët ta kishin përdorur shpatën, s’do të kishte asnjë Arab të vetëm që do të mbetej i Krishterë.

– Muslimanët e sunduan Indinë për rreth njëmijë vite. Sikur të kishin dashur, ata kanë patur fuqi për ta konvertuar secilin jomusliman të Indisë në Islam. Sot më shumë se 80% të popullsisë së Indisë janë jomuslimanë. Të gjithë këta Indianë jomuslimanë janë dëshmitarë sot se Islami nuk qe përhapur me shpatë.

– Indonezia është një vend i cili ka numrin më të madh të muslimanëve në botë. Shumica e njerëzve në Malajzi janë muslimanë. Njeriu mund të pyes, “Cila ushtri muslimane shkoi në Indonezi apo Malajzi?”

– Ngjashëm, Islami është përhapur në mënyrë rapide në Bregdetin Lindor të Afrikës. Njeriu mund të pyes, nëse Islami është përhapur me shpatë, “Cila ushtri muslimane shkoi në Bregdetin Lindor të Afrikës?”

– Historiani i famshëm, Thomas Carlyle, në librin “Heronjtë dhe adhurimi i Heronjëve”, i referohet këtij keqkuptimi në lidhje me përhapjen e Islamit: “Vërtet shpata, por ku do ta merrnit ju shpatën tuaj? Çdo mendim, në fillimin e vet, është në minoritet, vetëm në kokën e një njeriu, dhe ai aty banon. Një njeri i vetëm në tërë botën beson në të, është një njeri kundër të gjithë njerëzve. Që ai të merr shpatën dhe të përpiqet ta propagandojë me të, nuk do t’i kishte bërë punë shumë.”

– Është shpata e intelektit, shpata që pushton zemrat dhe mendjet e njerëzve. Kur’ani thotë në Suren Nehl, vargu 125: “Thirri të gjithë në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe predikim të bukur, dhe debato me ta në mënyrat që janë më të mirat dhe më të këndshmet.” (16:125)

– Një artikull në ‘Almanak’-un e Riders Digest, libri vjetor 1986, dha statistikat e shtimit të përqindjes së feve kryesore të botës në gjysmë shekulli prej 1034 deri më 1984. Ky artikull po ashtu u paraqit në revistën ‘E Vërteta e Qartë’. Në maje ishte Islami, i cili ishte shtuar për 235%, ndërsa Krishterimi ishte shtuar për 47%. Njeriu mund të pyes, cila luftë zuri vend në këtë shekull, e cila i konvertoi miliona njerëz në Islam?

– Feja me rritjen më të shpejtë në Amerikë sot është Islami. Cila shpatë është duke i detyruar njerëzit në Perëndim që ta pranojnë Islamin në numër aq të madh?

– Dr. Joseph Adam Pearson thotë, “Njerëzit që merakosen se arma nukleare një ditë do të bie në dorë të Arabëve, nuk e kuptojnë se bomba Islamike tashmë është hedhur; ajo ra në ditën kur qe lindur Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)

/mburoja/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit