20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Keqkuptim: Islami është fe vetëm për Arabët

Më të lexuarat

Mënyra më e shpejtë që të dëshmojmë se kjo është plotësisht e pavërtetë, është që të cekim faktin se vetëm afro 15% deri në 20% të muslimanëve në botë janë Arabë. Më shumë ka muslimanë indianë sesa musliman Arabë, dhe më shumë muslimanë indonezianë sesa muslimanë Indianë! Të besohet se Islami është fe vetëm për Arabët, është një mit që është përhapur mga armiqtë e Islamit më herët në histori. Ky supozim i gabuar me gjasë është i bazuar në faktin se shumica e muslimanëve të gjeneratës së parë ishin Arabë.

Mirëpo, mësimet e Islamit dhe historia e përhapjes së tij tregon se muslimanët e hershëm bënë përpjekje për ta përhapur porosinë e tyre të së Vërtetës nëpër të gjithë popujt, racat dhe njerëzit. Për më tepër, duhet të sqarohet se të gjithë Arabët s’janë muslimanë dhe të gjithë muslimanët s’janë Arabë. Arabi mund të jetë musliman, i krishterë, çifut, ateist – apo i ndonjë feje apo ideologjie tjetër. Poashtu, shume vende, të cilat disa njerëz i konsiderojnë të jenë “Arabe”, s’janë fare “Arabe” – siç është Turqia dhe Irani (Persia). Njerëzit që jetojnë në këto vende flasin tjetër gjuhë nga ajo Arabe si gjuhë të tyren autoktone dhe janë prej një trashëgimie tjetër etnike nga Arabët.

Është më rëndësi të kuptohet se prej fillimit të misionit të pejgamberit Muhamed, paqja qoftë mbi të, pasuesit e tij erdhën nga një spektrum i gjerë individësh –ishte Bilalli, robi Afrikan; Suhejbi, romako-bizantin; Ibn Seilem, rabi çifut; dhe Selmani, persiani. Meqë e vërteta fetare është e përjetshme dhe e pandryshueshme, dhe njerëzimi është një vëllazëri universale, Islami na mëson se shpalljet e Zotit të Gjithfuqishëm ndaj njerëzimit gjithmonë kanë qenë të vazhdueshme, të qarta dhe universale.

E vërteta e Islamit është menduar për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh racën, nacionalitetin apo mjedisin gjuhësor. Të vështruarit në botën Islame, prej Nigerisë deri te Bosnja dhe prej Malajzisë deri te Afganistani, mjafton që të dëshmohet se Islami është porosi universale për tërë njerëzimin – të mos e përmendim faktin se një numër domethënës i Evropianëve dhe Amerikanëve i të gjitha racave dhe prejardhjeve etnike janë duke hyrë në Islam./mburoja.net/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit