15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Këngëtarët që përdorin fjalën Kurvë pse nuk dënohen!

Më të lexuarat

Sot muzika shqiptare është bërë më e ndyrë se kurrë. Fyerje, sharje e ofendime nga më të rëndat i gjen aty. Kurvë e Bitch është normale, sa që ato pa pikë turpi lëshohen në TV-të tona, bile edhe ato këngëtar ftohen nëpër studio për të treguar për veten dhe planet e tyre.

 

Kjo gjuhë është e papranueshme dhe denigruese, e assesi të jenë diçka normale që promovohen në mediat tona. Për këtë gjuhë asnjë këngëtar nuk dëgjohet por vetëm merren miliona klikime. As rrjeti i grave, as grupi i feministëve dhe as ndonjë grua me zë nuk e ngrit zërin për këtë çështje. Banalitetit gati se në të gjitha këngët, ku promovohet lakuriqësia, zhveshja, alkooli, droga, prostitucioni, vjedhja, mendjemadhësia, gjuha e urrejtjes, ofendimi i gruas duke e quajtur kurvë apo bitch në gjuhën angleze, ku flitet për marrëdhëniet seksuale e të ngjashme, që janë poshtërsi që të jenë tek shqiptarët.

 

Kjo gjuhë duhet të sanksionet menjëherë, ngase kjo nuk është as kulturë, as komb, as fe, as civilzim, as përparim e as muzikë, as vlerë por është përdhosje, anti vlerë, shthurje, devijim, denigrim dhe mbi të gjitha është mëkat që i bëhet Allahut.

 

Si shoqëri që ka vlera dhe duam ta ruajmë familjen e ta promovojmë të mirën duhet ta ngrisim zërin, ngase kjo nuk është aspak në rregull të na ndodh para syve tonë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit