13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Kënaqësia me e madhe në Xhenet

Më të lexuarat

Nga Suhejbi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet, një thirrës thërret:
“O banorë të xhenetit!
Ju keni një takim me Krijuesin tuaj.
Doni t’iu tregoj për të?”
Thonë: “Çfarë takimi është?
A nuk na i zbardhi fytyrat, na rëndoi peshoren (e veprave të mira), na futi në xhenet dhe na mbrojti nga zjarri?”
Pastaj zbulohet perdja (pengesa) dhe e shikojnë Allahun. Nuk u është dhuruar (banorëve të xhenetit) më parë diçka më e dashur sesa të shikuarit e Allahut të Madhëruar.

Transmetojn Buhariu, Muslimi

Dhe mos harroni o besimtarë se kjo kënaqësi e të shikuarit në Allahun do të jetë pikërisht ditën e xhuma ashtu siç ka ardhur në disa hadithe tjera.

A mendon se Allahu do ta mundësoj kënaqësinë e të shikuarit në fytyrën e Tij ditën e xhuma në xhenet, ndërsa fytyra jote nuk ra në sexhde në këtë ditë përderisa ishe në këtë botë!?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit