Kelmendi dhe demagogjia e tijë e rrjedhur

0

Besoj se te gjitheve u ka qelluar te jene ne ndonje koncert, ku gjithmone ka duartrokitje me brohoritje dhe ku gjithmone do te jete nje i fiksuar, qe kur publiku pushon se duartrokituri, ia nis ky tipi qellimisht krejt palidhje te duartrokase dhe brohorase i vetem qe te bjere ne sy.
E kengetari?…eh kengetari,… i drejtohet atij e i thote: “Faleminderit”, ku pas cdo falenderimi nenkuptohet nendhembe nje e share. Dhe ketij tipit te fiksuar i duket veper madheshtore dhe guxon e shkon t’i dhuroje lule, me c’rast kengetari kesaj rradhe i thote: “Faleminderit shume, jeni shume i sjellshem”, imagjinoni vete se c’te share ka nenkuptuar nendhembe!
(1)
Keshtu me rastisi me Ibrahim Kelmendin, teksa sot i lexova nje publikim nga INA-online, ku mjeshtri i lincimit dhe intimidimit te shqiptareve ne identitetin e tyre fetar islam, pas nje pauze te “duartrokitjeve” te Tiranes per “Plazhistet myslimane” qe preknin Oksidentalizmin e leckosur shqiptar, krejt pa lidhje ky i fiksuar pas myslimaneve, vazhdon e duartroket konfuze pa dhe ne sinkron,…
Pertej kesaj, identiteti etnik i ofruar nga Kelmendi nuk eshte asgje me shume se sa demagogji e rrjedhur, ku askush prej nesh sot ne hapsiren e Lifestyle nuk percon askund identitet etnik, te pakten sipas asaj qe pershkruhet nga etnografia shqiptare mbi kostumet etnike shqiptare.
Atehere do te me duhet ketu ta falenderoj Kelmendin per duartrokitjen.
(2)
Në Kuran nuk ekziston përcaktim obligues për të mbuluar femrat kokën dhe fytyrë – thote Kelmendi,
Ai me poshte sfidon cdo klerik dhe teolog (edhe mua) te ofroje fakte burimore nga te cilat del se femra eshte e detyruar te mbuloje koken. Per kete, sipas tij ne fillim te deklarimit, duhet t’i “Përçmoni, përbuzni, pështyni, kudo që ti takoni”.
Separi,..pa marre parasysh asnje konfesion apo rregull fetar, islam qofte, ose jo-islam, si qytetar e denoncoj publikisht thirrjen e tij, si nje thirrje me gjuhe te urrejtjes ndaj grupimeve shoqerore ku mbrojtja e tyre shprehet nga Kushtetuta e Kosoves, Maqedonise, Shqiperise dhe denohet me ligj.
Se dyti,…kur une personalisht e kam ftuar Ibrahim Kelmendin per debat LIVE ne cilin do televizion ose salle, ai me eshte gjendur i pamundur pergjithmone te debatoje LIVE per probleme te perhershme fizike, keshtu qe s’ka te drejte te sfidoje askend.
Se treti:…Ibrahim Kelmendi ne nje debat me te shkruar, perball meje, nuk pati asnje mundesi ta fitonte as tek tema “Ekzistenca e Zotit” e as tek pretendimet e tij “Nekrofilia e Muhamedit” dhe “Martesa e Muhamedit me Aishen”, te dyja pretendimet ia rrezuam me argumenta te qarta, ndersa per temen e pare (ekzistenca e Zotit), nuk kishte asnje lloj aftesie dhe mundesie dhe u dorezua ende pa filluar mire.
Se katerti,…qe te mos i zgjatem lexuesit per burimet kur’anore po vendos vetem referencat qe jane kater ajete kur’anore: 1- Suret Nur: 31, 2- Suret Nur: 60, 3- Suret Ahzab: 53, 4- Suret Ahzab: 59
Ndersa hadithet shume me teper se kaq, qe jane deshmi dhe komentator te ajeteve ne fjale dhe shpalljes se obligueshmerise se Mbuleses se Kokes nga Femrat.
(3)
Ne lidhje me intimidimin si “fashistoid” qe shpesh here i akuzon myslimanet zoteria ne fjale, po i tregoj se simptomat e Fashizmit gjenden tek personi dhe lloji i tij dhe kjo eshte pjesa qe me pelqen me teper, si me poshte:
Populizmi selektiv, qe paraqitet emocionalisht tek nje grup dhe shprehet si “zeri i popullit”, ne fakt jane copa e copes se nje pjese populli.
Shnderrimi i historise si manual doktrinor per te percaktuar kontigjentin armiqsor, qe cenon “kultin e tradites”.
Gnoza naziste ushqehet nga elemente tradicionaliste dhe sinkretiste.
Kulti i lashtesise, apo gjaku i paster “Iliro-Pellazg”, ku myslimanet duhet te perballen me kete trendi idiot qe i percakton si gjakprishur, laramane, barbare, mbetje osmane etj. intimidime. Jane keta ekstremiste ne kete “mrrokell” bastarde si per te autokorrektuar dhe autokritikuar “tradhetine” e gjysherve te tyre gjate epokes pos-Skenderbejane.
Keta jane fashistet e rinj shqiptare, qe hiqen si majtiste!!!!
Nese shteti nuk merr ne dore situaten idiote te intimidimit te shqiptare per shkak te perkatesise fetare, atehere kam te drejten e plote te akuzoj cdo qeveri si pale me fashistet e rinj.

Alban Çuli 2 gusht 2017