13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

KEK: Suspendime për shkak të shkeljeve në faturat e janarit

Më të lexuarat

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim të suspendojë udhëheqësit e Distriktit të Prishtinës, duke u nisur nga qëndrimet e Komisionit Ndërqeveritar për Ndërmarrjet Publike dhe raportet e marra nga komisionet ndërinstitucionale lidhur me të gjeturat nga faturimi i energjisë elektrike për janar të këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Në një njoftim për media, të kësaj ministrie, thuhet se “me këtë vendim janë suspenduar menaxheri i faturimit në Divizionin e Furnizimit në nivel të KEK-ut, drejtori i distriktit të Prishtinës, menaxheri i furnizimit të Prishtinës dhe udhëheqësi i përkujdesjes në distriktin e Prishtinës”.

Vendimi vjen në ditën kur në Prishtinë është paralajmëruar edhe një protestë e qytetarëve, kundër “rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe faturave abuzive”, në mbështetje të së cilës janë pozicionuar disa organizata joqeveritare dhe parti politike në opozitë./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit