10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kek me luleshtrydhe

Më të lexuarat

Edhe pse gjendemi në mes të muajit të parë të pranverës, koha e vrenjtur dhe në disa raste shirat nuk na kanë lënë një shije të mirë të pranverës. Megjithatë natyra i përshtatet stinës, pasi siç mund të dallohet lehtësisht përreth shumë pemë kanë çelur dhe shumë fruta të pranverës po qarkullojnë në treg, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Kështu kemi një shans më shumë për të përgatitur kekun e preferuar me luleshtrydhe. Kishit menduar ndonjë ëmbelsirë më të mirë për ditën e sotme?
Përbërësit:
6 lugë gjalpë
1 ½ filxhan miell
1 ½ pluhur pjekës
Kripë
1 filxhan sheqer
1 vezë
½ filxhan qumësht
Pak vanilje
Pak sheqer pluhur
Luleshtrydhe të prera në mes
Përgatitja:
Në një enë përzieni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.
Në një tjetër përzieni gjalpin, sheqerin, vezën, qumështin dhe vaniljen për disa minuta.
Shtoni gradualisht përzierjen e miellit derisa të krijohet një masë omogjene. Kur të jetë gati hidheni në formën e kekut, që më parë do e keni lyerë më pak gjalpë dhe sipër shtoni luleshtrydhet e prera.
Hidhni edhe pak sheqer pluhur dhe vendoseni në furrë.
Fillimisht piqeni për 10 minuta në 350 gradë, më pas ulni gradët në 325 dhe lereni të piqet për rreth një orë derisa të fillojë të marrë ngjyrë.
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit