9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

KB: Nën rrezik ekstrem ndodhen 750.000 civilë në Mosulin perëndimor

Më të lexuarat

Rreth 750.000 civilë nga Mosuli perëndimor ndodhen në “rrezik ekstrem”, paralajmëruan sot Kombet e Bashkuara.

Siç transmetojnë mediat franceze, për 100 ditë nga ofensiva masive për pushtimin e strehimores së fundit të Shtetit Islamik në irtakm forcat federale dhe xhihadistët i kanë zënë pozicionet në anën e kundër të lumit Tigër, e cila e ndan Mosulin në dy pjesë.

Te muaj kanë qenë të nevojshme për pushtimin e Mosulit Lindor, ndërsa pritet që sulmet të jenë akoma më vdekjeprurëse për pjesën perëndimore të qytetit.

“Shpresojmë se do të bëhet gjithçka që të mbrohen qindra mijëra personat që janë përtej lumit, në pjesën perëndimore të Mosulit”, theksoi koordinatorja e KB-së për Irakun, Lisa Grande, transmeton MIA.

Sipas saj, këta njerëz ndodhet në rrezik ekstrem dhe druhet për jetët e tyre.

Forcat irakiane i kanë kthyer të gjitha rajonet qendrore nga Mosuli lindor, ndërsa sot e kanë pushtuar edhe Rashidiah, rajon në pjesën veriore të qytetit.

Forcat e sigurisë ndodhen në veri, jug dhe në perëndim të Mosulit, që do të thotë se xhihadistët janë “të zënë rob” në qytet, në të cilin lideri i tyre Abu bakër al-Bagdadi në vitin 2004 e ka shpallur Kalifatin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit