12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kazakistani nis kastrimin e pedofilëve

Më të lexuarat

Pedofilët e dënuar në Kazakistan po përballen me kastrime kimike të detyruara pasi qeveria miratoi fondet për 2,000 injeksione. Kërkesa e parë për dënimin tashmë është zbatuar.

Një pedofil i paidentifikuar nga rajoni i Turkestanit, i dënuar për seks me fëmijë në prill të vitit 2016, do t’i nënshtrohet injektimit nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Ky person do të jetë i pari që do të marrë dënimin sipas legjislacionit të ri të miratuar në fillim të këtij viti, duke lejuar kastrim kimik në rastet kur vendimi i gjykatës është bërë në konsultim me një autoritet mjekësor.

Presidenti Nursultan Nazarbajev ka ndarë rreth 23,000 euro për mijëra procedura.

“Për momentin ka pasur një kërkesë për kastrim kimik në përputhje me vendimin e gjykatës,” tha zëvendës ministri i Shëndetësisë Lyazat Aktayeva. “Fondet janë ndarë për më shumë se 2,000 injeksione.”

Kur ligji u miratua fillimisht në vitin 2016, senatori Byrganym Aitimova tha se kastrimi do të ishte “i përkohshëm”, i përbërë nga një “injeksion një herë” bazuar në “domosdoshmërinë e parandalimit të personit nga kryerja e dhunës seksuale”.

Kastrimi kimik përdor droga anafrodizike për të reduktuar epshin dhe aktivitetin seksual të individit. Kur ndërpritet trajtimi, personi mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Krimet seksuale ndaj fëmijëve dënohen me 20 vite burg në Kazakistan.

Një numër vendesh përfshirë Rusinë, Korenë e Jugut, Poloninë, Estoninë dhe pjesët e SHBA përdorin kastrimin kimik si ndëshkim për shkelësit e dënuar të seksit dhe pedofilët – në raste të tjera iu ofrohet dhunuesve seksualë në baza vullnetare në këmbim të dënimeve me burgim të reduktuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit