12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kazakistan, 240 miliardë dollarë investime të huaja në 11 vite

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit: “Në një periudhë ku po përjetohet rënie në tregjet globale, këto shifra janë tregues të mirë”

ASTANA (AA) – Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov, tha se Kazakistani gjatë 11 viteve të fundit tërhoqi 240 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta të huaja, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdrahmanov në një konferencë për media në ndërtesën e qeverisë bëri të ditur se po vazhdojnë punimet aktive për t’i realizuar projektet e investimeve dhe eksporteve të fazës së tretë të zhvillimit ekonomik të shpallura nga presidenti i vendit Nursultan Nazarbayev.

Duke rikujtuar se Kazakistani gjatë viteve 2005-2016 ka tërhequr 240 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta të huaja, ai tha se “Vitin e kaluar vendi tërhoqi 20,6 miliardë dollarë investime. Në një periudhë ku po përjetohet rënie në tregjet globale, këto shifra janë tregues të mirë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit