Katër zgjidhjet e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas ish-diplomatit amerikan

0
260

Një kompromis për Kosovën në Serbi, është i mundur vetëm me një marrëveshje të drejtpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kjo sipas ish-ambasadorit amerikan në Serbi, William Montgomery.

“Unë nuk jam optimist për Kosovën, dhe pres që kjo çështje do të vazhdojë të jetë me barrë për rajonin”, ka thënë ai.

Montgomery ka renditur katër zgjidhje që aktualisht janë në tavolinë për zgjidhjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E para thotë ai, është vazhdimi i situatës aktuale, e cila në fund do të përdoret si një arsye për bllokimin e anëtarësimit të Serbisë në BE, transmeton lajmi.net

“E dyta është normalizimi i raporteve por pa njohjen e pavarësisë nga ana e Serbisë. Pres që Bashkimi Evropian t’i kërkojë Serbisë që ta ndalojë bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në këmbim të rrugës së Serbisë drejt BE-së”, thotë tutje ish-ambasadori amerikan në Beograd.

Gjithnjë sipas Montgomery, zgjidhja e tretë do të jetë “merre ose lëre”, pra ose ta pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe të hyjë në BE, ose të refuzojë dhe nuk do të bëhet pjesë e BE-së.

Zgjidhja e katërt e mundshme mund të jetë që udhëheqja serbe dhe ajo kosovare të arrijnë marrëveshje bilaterale në të cilën do të ketë elementë që nuk do t’i pëlqejnë bashkësisë ndërkombëtare.

Si mundësi të elementëve të tillë Montgomeri sheh një ndarje të Kosovës dhe marrjen e një territori të Serbisë nga Kosova që banohet kryesisht me shqiptarë.