12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Katër ushqime që duhet t’i konsumojmë në dimër

Më të lexuarat

Ja katër ushqime, të cilat janë shumë popullore tek ne dhe që në njëjtën kohë janë shumë të dobishme për shëndetin.

Lakra turshi

Vetëm një porcion lakër turshi siguron sasinë e nevojshme të vitaminës C për një ditë. Lakra gjithashtu është e pasur me vitamina që i përkasin grupit B (ndihmojnë në funksionimin e sistemit nervor, gjumit të shëndetshëm dhe gjendjes së mirë shpirtërore), vitaminë PP (e nevojshme për lëkurë të pastër dhe elastike) dhe vitaminë U (mbrojtësi bazë i stomakut dhe gastritit).

Kosi

Kosi ndihmon në përpunimin e ushqimit dhe përthithjen e vitaminave, përmirëson imunitetin dhe ndihmon organizmin nga infeksionet.

Patatet

Nëse iu ngrijnë shumë duart duhet të hani patate. Ato përmbajnë shumë kalium i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Hudhra

Hudhra është e pasur me përbërës që ndihmojnë organizmin të përballojë më lehtë viruset dhe bakteret e dëmshme./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit