6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Katër shqiptarë në mesin e ish-spiunëve

Më të lexuarat

Sefedin Haruni, Shaban Shehu, Faredin Miftari dhe Mahi Nesimi janë katër shqiptarët që Komisioni për Lustrim i ka shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, njofton Zhurnal. Emrat e tyre u zbardhën sot krahas tetë bashkëpunëtorëve maqedonas, si Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski, Kosta Ballabanov, Jordanço Qevreski, Vlladimir Millçin, Nikollçe Babovski dhe Vangell Gagaçev.

Sefedin Haruni është ish-deputet dhe ish-kryetar i PPD-së, kurse Mahi Nesimi është ish-ambasador i Maqedonisë në Kroaci. Shaban Shehu është ish-ministër në qeverinë e fundit komuniste, ndërsa Faredin Miftari thuhet të jetë ish-drejtor i burgut dhe më pas ish-drejtor i një shkolle fillore.
Emrat e tyre janë publikuar në ueb faqen e Komisionit për Lustrim, në pajtim me Ligjin për përmbushjen e kushtit plotësues për ushtrimin e funksionit publik./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit