15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Katër persona të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Maqedoninë e Veriut

Më të lexuarat

Katër shtetas bullgarë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani të vogël në masivin malor “Sollunska Gllava”, afër Makedosnka Kamenicës në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për çiftin bashkëshortor, Georgi Boshnakov Angelov dhe Kalina Boshnjakova Georgieva dhe dy vajzat e tyre Biljana dhe Gergana, që të gjithë shtetas të Bullgarisë.

Drejtori i Agjencisë së Fluturimeve Civile, Nikollçe Tasevski, ka bërë të ditur se aeroplani i llojit “Cesna P210N”, në orën 16:16 minuta ishte humbur nga sistemi i radarit të kontrollit të fluturimeve ndërsa më pas dy helikopterë të policisë ishin ngritur në kërkim të aeroplanit më ç’rast edhe kanë gjetur mbetjet e tij në rajonin malor.

Aeroplani i vogël ishte nisur nga Ohri drejt Sofjes derisa agjencia e fluturimeve civile nuk kishte regjistruar ndonjë problem Teknik para nisjes. Dyshimet e para për rrëzimin e aeroplanit janë kushtet e këqija atmosferike dhe moti me erë në atë zonë malore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit