6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Katër llojet e dashurisë.

Më të lexuarat

Katër llojet e dashurisë.
Janë katër lloje të dashurisë, mes të cilave duhet të bëhet dallimi. Para nesh kanë humbur disa njerëz për shkak se nuk e kanë bërë këtë dallim.
Dashuria ndaj Allahut.
Vetëm kjo dashuri nuk mjafton për të shpëtuar nga dënimi i Allahut dhe për të fituar shpërblimin e Tij, sepse politeistët, adhuruesit e figurave, varreve e të tjerët si ata, e duan Allahun por kjo nuk ka për ti shërbyer e as nuk ka për t’i mbrojtuur ata nga dënimi i Allahut.
Dashuria ndaj asaj që Allahu i Lartësuar e do.
Kjo gjë e fut njeriun në Islam. Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që i përmbahet më tepër kësaj dashurie dhe ai që e ka më të fortë këtë dashuri.
Dashuria ndaj të tjerëve për hir të Allahut.
Kjo është një domosdoshmëri e dashurisë ndaj diçkaje ose dikujt, mund të qëndrojë vetëm duke dashur për hir të Tij dhe për Të.
Dashuria bashkë me Allahun.
Kjo është dashuri politeiste. Çdokush që do diçka në mënyrë të barabartë me Allahun, e jo për Allahun, e as për hir të Tij, në realitet ka bërë idhujtari.
Është dhe një grup i pestë që është dashuria natyrore. Kjo përfaqëson prirjen e njeriut drejt asaj që ka nevojë natyra e tij, siç është dëshira e të eturit për ujë, e të uriturit për ushqim, dëshira për gjumë, grua dhe fëmijë. Për këto nuk ka vërejtje, vetëm nëse ato të shmangin nga përmendja e Allahut dhe të zënë kohën e dashurisë së Tij ashtu siç thotë dhe Allahu i Lartësuar:
“O ju që keni besuar, të mos ju shmangin pasuria dhe as fëmijët tuaj nga përmendja e Allahut.” (El-Munafikun: 9).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit