Katër gjëra…

0
29

Dijetari i madh, Ibën Kajjimi ka thënë:

– Katër gjëra sëmurin trupin: të folurit e tepërt, gjumi i tepërt, ushqimi i tepërt dhe marrëdhëniet e shpeshta seksuale.

– Katër gjëra e shkatërrojnë trupin: brengat, pikëllimi, uria dhe pagjumësia.

– Katër gjëra ia marrin fytyrën njeriut: gënjeshtra, paturpësia, të pyeturit e tepërt pa dije dhe gjynahet e shumta.

– Katër gjëra ia ndritin fytyrën njeriut: njerëzia, besnikëria, bujaria dhe devotshmëria.

– Katër gjëra shtojnë rizkun (furnizimin): namazi i natës, shpeshtimi i kërkimit të faljes (nga Allahu), lëmosha (në mënyrë të vazhdueshme) dhe përmendja e Allahut në fillim të ditës dhe në fund të saj.

– Katër gjëra e pengojnë rizkun: gjumi i mëngjesit, namazi i paktë, përtacia dhe tradhtia.kohaislmae