10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Katari:150 milion dollarë për një film të ri të të Dërguarit (alejhi selam) ‏

Më të lexuarat

Shteti i Katarit ka vendosur të financojë një film mbi jetën e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, si përgjigje ndaj fimit që fyente islamin dhe Muhamedin paqja qoftë mbi të , filmin do ta prodhoj grupi ‘’ Noor al kabida ’’nga shteti i Katarit, me një buxhet prej 150 milionë dollarë për një pjesë.

Një deklaratë e lëshuar nga Federata Botërore e dijetarëve muslimanë në Kajro, tha se Katari dënon grupin i cili prodhoi një film i cili fyente Muhamedin, paqja qoftë mbi të, njeriun më të madh në histori, kështu që Katari nëpërmjet grupit ‘’ Noor al kabida ’’ do të prodhojë një film në lidhje me personalitetin e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, film me standarde globale.
Deklarata vuri në dukje se prodhimi i filmit vjen duke e ditur pozitën e Muhamedin, paqja qoftë mbi të, i cili solli mesazhin e paqës te mbarë njerëzimi , dhe për të ndaluar përpjekjet tendencioze të cilat deshirojnë të dëmtojë historinë e tij fisnike, dhe për të promovuar mirëkuptimin dhe tolerance me jo-muslimanët, për këtë arsye do të prodhojmë një film rreth Muhamedit, paqja qoftë mbi të, që të jetë filmi më i madhi parë ndonjeherë, me standarde mbresëlënëse në aspektin teknik dhe vizual.
Grupi shpjegoi se ka qenë i udhëhequr nga këshillat e një galaktikë të dijetarëve , kryesuar nga Sheikh d. Jusuf Kardavi, President i Federatës Botërore të dijetarëve muslimanë, për të konsoliduar rregullat ligjore gjatë prodhimit të ketij filmi, gjithashtu do të punësohën njerëz me përvoja profesionale në fushën e prodhimit të filmit botëror, gjithashtu është bëre plani që filmi të jetë në tri pjesë./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit