7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Katari do të arsimojë 1 milion vajza në mbarë botën

Më të lexuarat

Emiri i Katarit Sheikun Tamim bin Hamad al-Thani tha se në vitin 2021, do të sigurojnë mundësinë e arsimit për 1 milion fëmijë vajza në mbarë botën.

Emiri Tamim, më qendrën e përgjithshme të Këshillit të Sigurisë së OKB-së në Nju-Jork, me ftesë të Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, mbajti një fjalim në ‘tryezën e rrumbullakët’, të “Dialogut të Liderëve” që u mbajt për arsimin e fëmijëve vajzave në kushtet e përleshjeve dhe brishtësisë.

Ai nënvizoi parësinë e Katarit për arsimin brenda dhe jashtë vendit dhe shtoi se vendi i tij e ka pasqyruar këtë edhe në programet ndërkombëtare të zhvillimit.

“Me nismën ‘Arsimo një fëmijë’ Katari ka mundësuar arsimimin cilësor të 10 milionë fëmijëve, që nuk shkojnë në shkollë dhe deri në vitin 2021 do të sigurojë mundësinë e arsimit për 1 milion fëmijë vajza në mbarë botën.

Liderët në tryezën e rrumbullakët diskutuan se si mund të tejkalohen kufizimet dhe pengesat e arsimimit cilësor të fëmijëve vajza dhe grave në kushte të brishta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit