“Katar 2022” do të luhet në dimër, FIFA zbulon datat

0
437

Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga finalja e madhe e Moskës, që do të kurorëzojë kampionen e botës, për “Rusi 2018”, FIFA ka filluar të mendojë tashmë edhe për Botërorin e ardhshëm, “Katar 2022”.

Kështu kreu i institucionit më të rëndësishëm drejtues të globit, Gianni Infantino deklaroi sot se tashmë është vendosur përfundimisht periudha se kur do të luhet botërori i Katarit.

Ashtu siç pritej, ky event do të luhet në stinën e dimrit dhe do të jetë i pari në histori, që luhet në këtë periudhë, ndërsa Infanino njoftoi sot se ceremonia hapëse do të jetë më 21 Nëntor dhe fituesi do të shpallet më 18 Dhjetor.

“Datat janë vendosur tashmë, dhe “Katar 2022” do të luhet nga 21 nëntori deri më 28 dhjetor 2022. Të gjitha ligat janë informuar dhe duhet ta programojnë kalendarin me qëllim që të jenë pushim gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Infantino.

Sa i përket numrit të skuadrave që do të marrin pjesë në Botërorin e Katarit, Infantino tha se ka ende debate, ndërsa vendimi final pritet të merret në ditët në vijim.

“Ka një propozim nga Konfederata e Amerikës së Jugut, që edhe ky Botëror të luhet me 48 skuadra, ashtu si ai pasardhësi në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Gjithsesi këto ditë do të ulemi për të konfirmuar zyrtarisht edhe numri ne skuadrave që do të mund të marrin pjesë në “Katar 2022””, u shpreh Infantino.

Natyrisht që vendimi i fundit pritet me mjaft interes edhe në Shqipëri, pasi në një Botëror me 48 skuadra, kundrejt 32-ve që marrin pjesë aktualisht, rrit ndjeshëm shanset që kuqezinjtë të mund të marrin pjesë.