4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kastrioti i Besës: Mos abuzoni me UÇK-në si mburojë

Më të lexuarat

Kastriot Rexhepi

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të një spini që duan të krijojnë eksponent partiak si mburojë ndaj shprehjes të pakënaqësisë të popullit por edhe kritikat nga oponentet politik. Në cdo rast kur përmendet dështimi në periudhën pas 2001-shit ato nxjerin si mburojë emrin e lartë të UÇK-së duke e shtrembëruar misionin dhe idealin e saj. Fund të fundit siç e thonë këto ditë shumë prej pjesmarësve direkt në UÇK, “UÇK-ja nuk luftoi për BDI, por për Liri”. Dhe pas luftës disa vendosën të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në subjekte politike e disa ju kthyen veprimtarive të më parshme. Jo të gjithë duhet të meren me politikë. Dhe populli e tregoi mbështetjen ndaj këtij misioni edhe duke dhënë mbështetjen me votën e tyre edhe në disa cikle zgjedhore. Por si kalonin vitet zhgënjimet e një pas njëshme ndër vite nga krenaria e kthyer e shiptarëve në 2001-shin rezultoi me burgosje dhe vrasje të ish pjestarëve të UÇK-së, mos integrimi i tyre në programe për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve për tju mundësuar një jetë ashtu si e meritojnë. Në ndërkohë ndodhën raste të dhimbshme për shqiptarët si Sopoti, Brodeci, Monstra, Kumanova nënçmimi i shqiptarëve nga ministrat e koalicionit qeveritar, rahja e nxënësve dhe të rinisë shqiptare nëpër Shkup, Nerez sulmi ndaj familjeve shqiptare në Radishan, proekti Shkupi 2014, varfërimi i skajshëm i popullatës shqiptare, egzodi i rinisë shqiptare nëpër perëndim dhe shumë tragjedi tjera që po ti numroj duhet të zgjatet shume teksti.
A luftoi UÇK për këto? Sigurisht se JO. Nëse punonit drejt juve politikanë a do vinte puna që shqiptarët të anëtarësoheshin dhe të votojnë për subjekte maqedone? Sigurisht se JO. Nëse ju ishit të drejtë dhe e vazhdonit punën me nder dhe sinqeritet sdo kishte nevojë të hapen subjekte të reja politike dhe shume njerëz nuk do kyçeshin në politikë. Nëse ju dë të ishit të drejtë do të ju priste populli me gëzim dhe jo hidhërim.
Dhe në fund po ju pyes a ka nevojë Rufki Suma të ecë me bodyguard nëpër shqiptarë? Pse atë nuk e shan kurkush por të gjithë e dinë për të mirë.
Mos abuzoni me UÇK-në si mburojë por ballafaqohuni me argumente me fakti si subjekt politik që jeni. Argumentoni ndershmërinë dhe pastërtinë tuaj jo duke i sharë tjerët por duke pranuar gabimet dhe duke i kërkuar falje fillimisht dëshmorëve dhe familjeve të tyre mandej edhe krejt popullit.
UÇK-ja është e shqiptarëve e jo pronë private e politikanëve të BDI-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit