12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Kasaphanë” në rrugët e Kosovës: 15 të vdekur dhe rreth 1200 të lënduar gjatë qershorit

Më të lexuarat

Gjatë muajit qershor të këtij viti kanë ndodhur rreth 1500 aksidente në komunikacion, ndërsa si pasojë e tyre kanë mbetur të lënduar rreth 1200 persona, prej tyre kanë humbur jetën 15 persona.

Sipas të dhënave të policisë, katër persona kanëhumbur jetën më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak

Zyra për informim e policisë ka bërë të ditur se gjatë sezonit veror, në funksion të një menaxhimi dhe kontrolli më të mirë të sigurisë, veçanërisht të trafikut rrugor, policias ka përpiluar  një plan operativ policor të cilin e ka shpërndarë në të gjitha departamentet dhe rajonet policore për zbatim dhe implementim dhe masa ligjore do të ndërmerren në vazhdimësi për të gjithë ata që nuk u përmbahen rregullave në trafik.

“Gjithashtu nga divizioni i trafikut rrugorë i PK-së janë përpiluar dhe shpërndarë fletëpalosje me udhëzime dhe mesazhe vetëdijësuese për të ndikuar në uljen e aksidenteve me fatalitet që mbeten një shqetësim apo brengë për të gjithë ne”, ka thënë Zyra për informim e policisë për lajmi.net.

Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti tek vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë të që evitohen aksidentet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit