Kasami: Zaevi mashtron, le t’i harrojë votat e shqiptarëve

0
46

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot përmes një konference me mediat ka drejtuar kritika të ashpra në adresë kryeministrit Zaev dhe Qeverisë s tij. “Mosmbajtja e premtimeve të kësaj Qeverie është bërë përditshmëri. Por, fatkeqësisht kryeministri Zoran Zaev tani po shkel edhe marrëveshjet e arritura gjatë ndryshimeve kushtetuese. Para disa ditëve, në Kuvendin republikan, Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev ka dorëzuar iniciativë për ndryshim të ligjit të dokumentave personale, respektivisht të ligjit për letërnjoftime”, theksoi Kasami. Ai shtoi se një kohë më të gjatë kanë pasur dyshime se Zoran Zaev nuk e mban fjalën e dhënë por sipas tij, tash vërtetohet se ai mashtron shqiptarët, sidomos kur e shohim se në procedurë parlamentare ka futur një nga ligjet që duhet të pësojnë ndryshime si ai për letërnjoftime dhe në propozimin e njëjtë kjo qeveri nuk parashikon vendosjen e grafës së përkatësisë etnike në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes Lëvizjes BESA dhe Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev.

“Ne, edhe në kohën kur jemi marrë vesh kemi patur dyshimet tona ndaj jo konzistencës politike të Zoran Zaevit, prandaj e detyruam që marrëveshjen që e arritëm t’a publikojë zyrtarisht si qëndrim të Qeverisë të tij në faqen zyrtare të qeverisë në datë 11.01.2019. Ky veprim i kryeministrit dhe qeverisë dëshmon edhe njëherë se LSDM-ja prej shqiptarëve i kërkon vetëm votat, ndërsa nuk shpreh gatishmëri dhe vullnet të plotëson kërkesat legjitime të shqiptarëve. Ne i bëjmë thirrje edhe njëherë kryeministrit Zaev që të tërheqë nga procedura parlamentare ligjin për letërnjoftimet, të korigjojë të njëjtin konform marrëveshjes së arritur gjatë ndryshimeve kushtetuese dhe të dërgon si propozim të qeverisë edhe plotësimin me grafën e përkatësisë etnike. Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak nga ajo që jemi marrë vesh me Qeverinë dhe që Qeveria e ka publikuar në webfaqen e saj zyrtare, dhe kjo është dokument dhe zotim publik që duhet përmbushur”, theksoi kreu i ASH-së. Sipas tij, nëse edhe përkundër këtij apeli nuk ka reflektim nga ana e Qeverisë, Lëvizja BESA do shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucionalë për të detyruar këtë qeveri të përmbushë në tërësi marrëveshjen e ndryshimeve kushtetuese.

Lëvizja BESA, Bilall Kasami

11.11.2019