6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kasami dhe Sela zotohen se do të bashkëpunojnë në interes të shqiptarëve

Më të lexuarat

Liderët e dy partive shqiptare të cilët dje arritën marrëveshje për koalicion për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, kanë publikuar dokumentin ku zotohen se do të bashkëpunojnë në interes të shqiptarëve për fuqizimin e votës shqiptare.

Kjo është marrëveshja e nënshkruar nga dy liderët, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA dhe Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët:

Duke u nisur nga vullneti i lirë për të respektuar kërkesën e popullit shqiptar në Maqedoni, si dhe duke e dëgjuar kërkesën e opinionit vullnetmirë në vend, partitë politike shqiptare:

Lëvizja BESA – Shkup, e përfaqësuar nga Bilall Kasami dhe
Aleanca për Shqiptarët – Tetovë, e përfaqësuar nga Zijadin Sela
E njoftojnë opinionin me këtë:

Z O T I M

Zotohemi se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të bashkëpunojmë në interes të votuesit shqiptar në Maqedoni, duke i ofruar koalicion që e mundëson fuqizimin dhe maksimalizimin e votës shqiptare, por edhe që e pengon mundësinë që të tjerët t’i përcaktojnë fituesit e komunave shqiptare.

Zotohemi se do ta mbështesim njëri-tjetrin në raundin e dytë, duke i përkrahur në mënyrë të ndërsjellë kandidatët për kryetarë komunash të partive përkatëse.

Zotohemi se jemi të gatshëm që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në krijimin e këshillave komunale.

Zotohemi se do të angazhohemi me gjithë kapacitetin tonë dhe me resurset që i kemi, që ky synim të jetësohet.

Me këtë rast Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA i bëjnë thirrje gjithë popullatës shqiptare në Maqedoni, që në mënyrë sa më masovike të dalë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke i mbështetur kandidatë për kryetarë komunash të këtij koalicioni. Në veçanti u bën thirrje aktivistëve të strukturave partiake, që të angazhohen nëpër shtabet përkatëse komunale e lokale, duke ndihmuar që shqiptarët të mund të shpëtojnë nga ky përfaqësim dhe degradim që i ndodhë kombit tonë në Maqedoni.

Ne e dëgjuam zërin e popullit shqiptar!/tn/

Bilall Kasami

Zijadin Sela

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit