12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Karvani me 14 mijë emigrantë që ecën 60 km në ditë për në tokën e premtuar

Më të lexuarat

Karvanët me emigrantë rifilluan marshimin e tyre përmes Meksikës të mërkurën pasi zyrtarët e vendit paralajmëruan se numri i përgjithshëm i njerëzve që synojnë të shkojnë drejt SHBA-ve është afërsisht 14,000.

Të mërkurën në mëngjes, grupi kryesor i rreth 7,000 emigrantëve kryesisht honduras u largua nga Huixtla para lindjes së diellit. Një ditë më herët, një emigrant vdiq pasi ra nga pjesa e pasme e një kamioni.

Sot ata do të marshojnë 64 km për në qytetin e Mapastepec. Ata janë ende 1770 km larg kufirit SHBA-Meksikë.

Në këtë lëvizje prej rreth 64 km në ditë, atyre do t’ju duhen të paktën 25 ditë për të arritur në kufirin e Teksasit, ku shpresojnë të kalojnë.

Grupi ka rritur gradualisht ritmin e tyre që pas kalimit në Meksikë.

Ndërsa emigrantët vazhduan udhëtimin e tyre, Presidenti Trump vazhdoi të ankohej për këtë në Twitter.

“Për ata që duan dhe avokojnë për imigracionin e paligjshëm, vetëm hidhni një sy në atë që ka ndodhur në Evropë gjatë 5 viteve të fundit. Një rrëmujë e plotë! Ne jemi një komb i madh sovran. Ne kemi kufij të fortë dhe nuk do të pranojmë kurrë që njerëzit të vijnë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme!”, tha Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit